E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari i biznesit Do ta ndaloj Murdoch ne bleje BSkyB

Britani e Madhe Kritikat e tij i bën në disa kaseta të fshehta

Sekretari britanik i Biznesit bëri të ditur se ka ndërmend që të ndalojë blerjen nga ana e manjatit mediatik australian, Rupert Murdoch të “BSkyB”, paketa satelitore britanike e cila është pjesërisht në pronësinë e tij.

“I kam shpallur luftë zotit Murdoch dhe mendoj se ne do ta fitojmë këtë luftë”, deklaroi sekretari britanik i Biznesit. Ai bëri të qartë edhe armiqësinë personale ndaj manjatit mediatik që është shefi ekzekutiv i “News Corporation”. Tentativa e Murdoch për të blerë paketën satelitore më të famshme të Britanisë së Madhe është duke u studiuar nga rregullatori i komunikimeve, i cili do të bëjë raportimin e tij te sekretari, para përfundimit të vitit. Sekretari i Biznesit duhet që të japë vendimin për këtë blerje në lidhje me mundësinë e dëmtimit të pluralizmit të mediave.

“News Corporation”, aktualisht ka 39% të paketës satelitore dhe tani kërkon që të shtjerë në dorë edhe pjesën tjetër që mbetet. Ky grup ka në ombrellën e tij edhe gazeta të tilla si “The Sun”, “News of the World”, “The Times” dhe “Sunday Times”. Sekretari i Biznesit, para një gazetari të fshehtë, deklaroi se ka disa prova të pakontestueshme për ndalimin e marrjes së pronësisë së Murdoch.

Në lidhje me këtë çështje është mbledhur edhe qeveria për të diskutuar se si do të procedohet. Kjo goditje vjen në një moment kur plani i “News Corporation” kishte marrë edhe bekimin e Komisionit Europian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›