Certifikata edhe për 19 pjesëtarë të IPK-së

Në një ceremoni solemne, sot u dorëzuan certifikatat për të gjithë pjesëmarrësit në trajnimin dyjavor “Teknikat e avancuara për intervistim dhe shkrim të raporteve”.
Në këtë ceremoni përveç trajnerëve nga ICITAP-i amerikan, ishin të pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, të cilët vlerësuan lart përkrahjen e ICITAP-it dhe trajnimet për pjesëtarët e IPK-së.
“Është e rëndësishme për të gjithë pjesëmarrësit e këtij trajnimi që njohuritë dhe përvojën që e kanë fituar nga trajnerët profesionalë nga SHBA-ja, t’i zbatojnë në praktikë e kjo do të ndikojë në ngritjen e profesionalizimit të IPK-së dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut” theksoi Shishani.
Pjesëtarët e IPK-së kanë qenë pjesëmarrës edhe në shumë trajnime të tjera të organizuara nga ICITAP-i, të cilat kanë ndikuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale të tyre./Indeksonline./