Dega e PDK-së në Drenas kërkon lirimin e të arrestuarve

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar kundër arrestimeve të fundit për krime lufte.
“Dega e PDK-së në Drenas shqyrton momentalisht situatën e fundit, me të cilën jemi shumë të shqetësuar për arrestimin e disa personaliteteve të larta shtetërore, të cilët ishin pjestarë të parë të UÇK ,të cilët kur ishte nevoja të organizohej mbrojtja për atdheun, ditën ta bëjnë luftën e drejtë duke respektuar ligjet e luftës”, thuhet në këtë këtë reagim.
Ata kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve.
“Dega e PDK-së bënë apel tek organet më të larta të shtetit që të bëjnë presion -Eulex, që të lirohen sa më shpejt që është e mundur për arsye se kta janë të pafajshëm, dhe ne besojm në luftën e pastër dhe të drejt të UÇK”, përmbyllet komikata./Indeksonline./