E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, përsëri rinumërim votash

Nuk ka fund kalvari i zgjedhjeve ne Kosove, duke shtyre kështu ne kohe jo vetëm shpalljen e rezultateve, por edhe formimin e qeverise se re. Tre dite pas zhvillimit te rivotimeve ne pese komuna, komisioni qendror i zgjedhjeve, ka njoftuar se do te ketë serish rinumërim votash, për shkak te dyshimeve për parregullsi. Një anëtar i KQZ-se, i cituar nga mediet ne Prishtine, ka bere me dije se numërim do te ketë ne 92 vendvotime, ne komunat Skenderaj, Drenas dhe Deçan. Ndërkohë, paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa është duke shqyrtuar një për një 61 ankesat e marra nga subjektet e ndryshme politike në lidhje me parregullsitë e evidentuara në pesë komunat ku u përsëriten zgjedhjet te dielën e kaluar. Është vendosur tashme se ne komunën e Mitrovicës do te ketë rivotim ne datën 23 janar. Por vendimi me i fundit për rinumërim te votave ne tre komuna, mund te sjelle serish anulim te procesit ne ndonjë qendër votimi ne Skenderaj, Drenas ose Deçan, duke zgjatur edhe me tej ne kohe procesin zgjedhor ne Kosove.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›