Pakistan: Sulm vetëvrasës, 17 të vrarë

Policia e Pakistanit tha se një sulmues vetëvrasës shpërtheu makinën e tyre në një xhami në Pakistanin veri-perëndimor duke lënë të vrarë 17 paramilitarë dhe zyrtarë të policisë.
Xhamia, e cila u dëmtua rende, gjendet pranë një stacioni të policisë në rrethinat e Banus, një qytet në kufi me Vaziristanin Verior, një strehë e Al Kaidës dhe militantëve talibanë.
Zyrtarët thanë se shumë njerëz kishin mbetur nën rrënoja.