Kosovë qarkullojnë targa serbe
Qeveria serbe hedh ne qarkullim targa me kodin ndërkombëtar te Serbisë (SRB) edhe për shtate rajone te Kosovës. Mediat ne Prishtine raportojnë, se këto targa kane filluar te shfaqen edhe neper rrugët e Kosovës, sidomos ne veriun e Mitrovicës dhe ne komunat e banuara me shumice serbe, si ne Zveçan, Leposavic e Zubin-Potok. Nga ana e tyre, autoritetet e Prishtinës zyrtare kane deklaruar, se nuk do te tolerojnë qe ne territorin e Kosovës te përdoren targa te lëshuara nga Serbia.
Shpërndaje