E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 të prekur me H1N1 në Shqipëri

Nga Express më 12 janar 2011 në ora 17:11

Sipas Ministrisë shqiptare të Shëndetësisë, në Shqipëri deri tani janë regjistruar 20 të infektuar me gripin e derrave, megjithëse analizat për të dyshuarit e tjerë po vazhdojnë.

“Numri i atyre që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në institucionet e shërbimit shëndetësor është rritur ditëve të fundit. Nga numri i mostrave të analizuara deri tani, rezultojnë 70 raste pozitive me virusin A/H1N1 dhe 3 të tjera pothuajse të konfirmuara. Në total numri i rasteve të prekura nga virusi shkon në 20. Kjo do të thotë se kemi hyrë në gjendjen e epidemisë së gripit stinor dhe të atij A/H1N1”, theksoi zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë, Pëllumb Pipero.

Megjithatë, shefi i Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku, thotë se s’ka vend për panik, sepse ka sasi të mjaftueshme të vaksinave dhe mjekët po i trajtojnë të gjitha rastet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›