Bumçi: Parlamenti i ri do nisë punën me ligjin “Për Gjykatën Administrative

Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi i bën thirrje Partisë Socialiste që të japë konsensusin në parlamentin e ri, për miratimin e ligjit, për Gjykatën Administrative.
Për të miratuar një ndër ligjet e biznesit shqiptar, PD i adresoi LSI në seancën e fundit parlamentare të kësaj legjislature, ftesën për të miratuar këtë ligj, ndërkohë që u bojkotua nga Partia Socialiste, pas një kërcënimi virtual të tij, drejtuar deputetëve opozitarë.
Ndërkohë që në mbledhjen e parlamentit të ri, ku demokratët dhe LSI-ja do konfirmohen aleatë në qeverisje, për miratimin e ligjit për Gjykatën Administrative, mazhoranca i ka numrat në dispozicion për ti dhënë verdiktin final këtij ligji të rëndësishëm.
Ish-ministri i Drejtësisë, deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, e kërkon këtë konsensus që tani, megjithëse PS po kërcënon dita-ditës me mosnjohje të zgjedhjeve. Gjithashtu, Bumçi deklaron se PD do të riaktivizojë edhe nismën e stërzgjatur, për katër vjet, për kufizimin e imunitetit të deputetëve dhe funksionarëve të lartë të shtetit.
Nisma për kufizimin e imunitetit për çështjet e korrupsionit nuk u aprovua nga opozita e majtë, pasi sipas saj do të kishim ndërhyrje të shtetit në institucionet e pavarura kushtetuese.
...