E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretet e NATO-s Shqiperia ia ka dhene qeverise serbe

TIRANE-Zyrtare te larte shqiptare kane vene ne dispozicion te Serbise informacione te klasifikuara te Komitetit Ushtarak te NATO-s. Sinjalin e alarmit e jep deputeti socialist Ilir Gjoni i cili pretendoi dje ne mbledhjen e radhes se komisionit parlamentar te sigurise kombetare se citon nje shqetesim te drejtorit te Sherbimit Informativ Shteteror Bahri Shaqiri.
Une nuk mund te rri dot indiferent ndaj atij informacioni qe u be publik ne kete salle nga drejtori i SHISH-it. Une nuk mund te ri indiferent dhe nuk e quaj justifikim padijen e ndonje kolegu sa i perket problemeve qe i kane lindur NATO-s me rrjedhjen e informacionit. I referohem konkretisht diskutimeve qe jane bere ne NATO ne Keshillin Ushtarak per sa i perket lsquoMarreveshjes se Kumanoves. Bisedat e bera ne kete forum te larte te NATO-s kane rrjedhur dhe dokumenti ka kaluar ne duart e autoriteteve serbe te cilat e kane perdorur per qellimet e tyre u shpreh Gjoni i cituar sot nga Gazeta Shqiptare. Mbledhja e Komitetit Ushtarak te NATO-s se ciles i referohet deputeti socialist eshte zhvilluar ne daten 17 qershor 2010. Kryefjala e diskutimeve te ketij forumi te larte te Aleances ku perfaqesohet edhe Shqiperia ka qene pakti i 9 qershorit 1999 qe mundesoi terheqjen e trupave serbe nga Kosova apo sic njihet ndryshe si Marreveshja e Kumanoves ne baze te se ciles KFOR-i u mandatua per te qene garant suprem i paqes dhe i sigurise ne Kosove.

Por ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa i ka quajtur te pavend deklaratat e deputetit socialist Ilir Gjonit per rrjedhjen e informacionit sekret te NATO-s. Ne mbledhjen e djeshme te komisionit parlamentar te sigurise Oketa theksoi se cdo dyshim ka nevoje per verifikim. Ai i kujtoi gjithashtu opozites se ne kundershtim me ligjin po publikonte ne media informacione sekrete te raportuara nga Sherbimi Informativ Shteteror.

Po dje Komisioni parlamentar per Sigurine Kombetare ka shtyre per nje kohe te pacaktuar ratifikimin e marreveshjes ndermjet Shqiperise dhe Serbise per bashkepunimin ne luften kunder krimit te organizuar dhe terrorizmit. Shkak jane bere nenet 2 3 dhe 4 te paktit qe parashikojne ne vija te pergjithshme shkembimin e informacioneve te ndersjellta mes dy qeverive.

Deputetet e opozites kane pretenduar se ne zbatim te ketyre neneve Beogradit zyrtar mund ti jepen informacione te klasifikuara te NATO-s.

d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›