Tokat me qira ankandi nis me 20 mars
TIRANE-Qeveria miraton procedurat kopjen e kontrates qe do te perdoret per dhenien me qira te tokave bujqesore. Pas miratimit te ligjit per marrjen e tokave bujqesore djerre dhe dhenien me qira qeveria ka nxjerre vendimin e posacem per formen dhe llojin e kontrates dhe procedurat qe duhen ndjekur nga Bordi Qiradhenes te Tokave te Pakultivuara.
Me daten 6 shkurt ne ambiente publike te bashkive ose dhe te komunave do te shpallen te gjitha listat e tokave qe do te jepen me qira. Te gjitha komunat dhe/ose bashkite e vendit njoftimin per qiradhenien e tokave bujqesore te pakultivuara e shpallin brenda dates 6 shkurt me kohe zgjatjeje te tij deri ne 15 dite. Personat fizike apo juridike i paraqesin kerkesat me shkrim per qiramarrje te tokave bujqesore te pakultivuara brenda dates 25 shkurt - thuhet ne vendimin e qeverise.
Ndersa eshte percaktuar se brenda shkurtit Bordi Qiradhenes do te shpalle dhe datat e ankandit te tokes qe do te jepet me qira. Periudha e zhvillimit te ankandit eshte e njejte per te gjitha njesite e qeverisjes vendore dhe fillon me 1 mars dhe mbaron me 20 mars te cdo viti. Ne kete procedure do te marrin pjese dhe do te konkurrojne shtetas shqiptare dhe te huaj.
d.b/GSH/BalkanWeb