Gjinushi: Me Berishën nuk bëhen reforma
• Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi ritheksoi dhe njëherë dje se, nuk do të ketë asnjë lloj bashkëpunimi me maxhorancën aktuale, lidhur me reformën zgjedhore.
“Nuk bashkëpunojmë me këtë kryeministër. Kush mendon se me Berishën bëhen reforma, gabon rëndë”, vlerësoi dje Gjinushi, lidhur me këtë çështje, duke e cilësuar në këtë mënyrë të mbyllur bashkëpunimin me maxhorancën qeverisëse. Në këtë mënyrë kryetari socialdemokrat ka dalë kundër qëndrimit të PS-së. Në një deklaratë për mediat, Kastriot Islami, duke bërë llogarinë e votave të nevojshme që duhen për të miratuar ndryshimet në Kushtetutë, tha se ato janë të mjaftueshme duke përfshirë dhe socialdemokratët. Socialistët dhe demokratët kanë rënë dakord mes tyre për të bërë reformën zgjedhore, e cila presupozon ndryshime kushtetuese për shkak të ndryshimit të sistemit zgjedhor, në proporcional.