E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretet e rinisë së përjetshme

Një qind e njëzet vjet. Kjo duhet të jetë sipas shkencëtarëve me famë ndërkombëtare maksimumi i jetës të shkruar në ADN tonë. Po, për shkak të mutacioneve të ndryshme që pësohen, qelizat nuk shtohen më dhe kështu jeta shkon drejt fundit. Me pak fjalë edhe pse vitet e fundit mjekësia dhe shkenca kanë bërë hapa gjigantë përpara, gjithmonë na duhet t‘i bëjmë llogaritë dhe të mendojnë se ka një datë skadence për të gjithë në qeniet njerëzore. Edhe pse, sipas asaj që thonë shkencëtarët "bëhet fjalë për një skadencë që prej 40 vjetësh zhvendoset një vit më tutje çdo tremujor dhe në këtë mënyrë do të vazhdojë edhe për 40 të tjera". Ndërkaq, njerëzit mbi 50 vjeç të ditëve tona, të ashtuquajtur "baby boomer", siç i quajnë në Amerikë të lindurit mes viteve 1946 dhe 1960, tregojnë se kanë disa mundësi më shumë në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre të brezave të mëparshëm. Le ta nisi, nga Barabara D‘Urso, prezantuesja e famshme italiane e "Pomeriggio cinque", 51 vjeçe me një formë të shkëlqyer trupore tregon se nuk e di ende nëse sekreti i gjithë kësaj energjie qëndron tek ADN apo te kremrat hidratues, palestra apo te kurset e vallëzimit që ajo i ka nisur që në moshën 5-vjeçare. Bindja e saj është e qartë. Pavarësisht viteve të moshës biologjike, është e rëndësishme të jetë e re në shpirt dhe në fizik sa më gjatë të jetë e mundur.

Shqetësimi parakohe

"Në moshën 20-25-vjeçare organizmi arrin maksimumin e tij", thonë mjekët. Shqetësimet e parakohshme e çojnë organizmin drejt rënies. Ndaj është e rëndësishme që nivelet e stresit të jenë drejt zeros.

Lëvizja

Është ideale të nisësh që të në moshë të re të kesh një stil korrekt jetese. Shkencëtarët mendojnë se për të jetuar sa më gjatë dhe me një shëndet të mirë duhet të mbështetesh te dy parime, që prej dyzet jetësh janë të pandryshueshme në kërkimet shkencore. Bëhet fjalë për një dietë të ekuilibruar dhe një aktivitet të rregullt fizik. Ata thonë se nuk është kurrë vonë për të filluar dhe për të fituar vite jetese shtesë duke ndryshuar zakonet e të jetuarit. Për më tepër një studim i kryer te 6936 persona në një periudhë kohore prej 15 vjetësh ka treguar se "Lëvizja, përveç avantazheve të tjera kishte efekteve pozitive edhe te njerëzit mbi 80 vjeç dhe arrinte të shtonte jetën e tyre edhe me 2 vjet më shumë".

Agrume, polifenole, qetësi

Por basti më i rëndësishëm mbi jetëgjatësinë mbi të cilën po luan fort bota e kërkimeve shkencore ka lidhje me dietën. Sipas studimeve të kryera, reduktimi i ushqimeve kalorike mund të dyfishojë mundësinë për të jetuar sa më gjatë. Kjo lloj diete është e vërtetë, eliksir i jetëgjatësisë edhe pse janë shumë të paktë ata që e ndjekin një dietë të tillë.

Lazer dhe bisturi

Me ushqime të shëndetshme dhe aktivitete të vazhdueshme fizike është shumë e vështirë të plakesh. Po shumë prej VIP-ave e kanë gjetur një tjetër mënyrë për t‘u kthyer në formën që dëshirojnë. Operacionet plastike janë kthyer në një mani mes njerëzve të famshëm. Në krahasim me të kaluarën mosha mesatare e kirurgjisë plastike është ulur në 30 vjeç thonë specialistët. Nuk ekzistojnë mrekullitë, por mjetet për t‘i realizuar ato po.

Seks dhe kënaqësi

Është përtuar me mijëra herë se ka efekt regjenerues dhe çlodhës dhe shpesh çudibërës për organizmin. Për më tepër, seksi ashtu si e shohin mjekët është një lloj sportit, që ashtu si llojet e tjera është i domosdoshëm për më tepër dhuron edhe më shumë kënaqësi

Klint Istvud, 78 vjeç

Tri orë vrap në ditë, një ditë ipokalorike të pasur me fruta dhe perime jo alkool dhe duhan. Për të qenë në formë aktori i madh që së shpejti mbush 79 vjeç nuk kursen asnjë sakrificë edhe pse shpesh thekson se "puna është eliksiri i rinisë së përjetshme".

Demi Mur, 47 vjeçe

Imazhi i Helna Rubensytein dhe gruaja e Ashton Kunsher, aktorja duket në formë të mrekullueshme falë kirurgjisë estetike. Sipas atyre që thuhen, demi, katër vjet më parë ka shpenzuar rreth 40 milionë euro për një sërë operacionesh plastike që përfshinin thuajse gjithë trupin. Që nga ajo kohë, diva e kinematografisë arrin ta mbajë veten në formë me dieta, seks, palestër dhe aplikimin e mjekësisë kineze

Xhorxho Armani, 73 vjeç

Fiziku i tij, i bonifikuar dhe plot forma, është fryt i një autodisipline të fortë. Në "menynë" e mbretit Xhorxho ushtrimet fizike kryhen pesë herë në javë, pastaj pushime, masazhe, ushqim i kontrolluar, pak alkool, jo duhan, 8 orë gjumë dhe hidratim i vazhdueshëm i lëkurës me kremra të shtrenjtë

Karol Bokuet, 52 vjeç

Forma fizike është dhuratë e zotit dhe ushtrimeve fizike, por mospasja frikë nga plakja është arsyeja e vërtetë e rinisë së përjetshme që e karakterizon. Sigurisht edhe ndihma e bisturisë ka bërë që të duket e jo më shumë se 30 vjeç.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›