E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekreti i fundit i Evropes

Nga Ferdinand Xhaferaj, Minister i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve

Turizmi eshte ne rritje te vazhdueshme dhe do te jete per shume vjet nje nga promotoret kryesore te rritjes ekonomike te vendit tone. Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe Agjencia Kombetare e Turizmit jane bere tashme lider te promovimit te burimeve turistike te Shqiperise.
Misioni yne eshte te punojme ngushtesisht me sektorin privat per te fuqizuar me tej ne tregjet nderkombetare pozicionin e Shqiperise dhe te turizmit shqiptar.
***
Tashme Shqiperia se bashku me Kroacine, Malin e Zi dhe vendet e tjera te rajonit konsiderohen si Destinacione te Ballkanit me nje popullaritet ne rritje. Operatoret Turistike dhe Shkruesit e Guidave te Udhetimit jane tashme familjare me Shqiperine. Shqiperia eshte pasqyruar gjeresisht ne programet dhe itineraret turistike por edhe ne artikuj te vecante te medias se shkruar dhe vizive.
Shqiperia eshte pershkruar si sekreti i fundit i Evropes per shkak te trashegimise se saj te pasur kulturore, historike, bukurise dhe peizazhit te mrekullueshem natyror.
Realiteti i sotem Shqiptar ofron per vizitoret e huaj Tre Qendra te Trashegimise Boterore te UNESCO-s te cilat plotesohen nga trashegimia jashtezakonisht e vlefshme kulturore shpirterore, sic jane tradita e kenges iso-polifonike, dizenjo te njohura tekstilesh, dhe lidhjet ekzemplare kulturore ndermjet besimeve (Xhamite, vendet myslimane, Kishat Ortodokse dhe Katolike, manastiret, Teqet e Bektashinjve), muret Bizantine, gjurmet e qyteterimit Romak dhe qyteterimeve te tjera te gjitha keto deshmojne per pikat e takimit ndermjet popujve dhe civilizimeve te ndryshme, dhe per nje histori te pasur e te ndryshme kulturore e cila ka evoluar pergjate me shume se tre mijevjecareve.
Ne duam te sigurohemi qe Shqiperia deri ne vitin 2015 do te jete pozicionuar me imazhin e saj frymezues, si nje vend i gjalle, terheqes dhe mikprites me destinacione te shumta turistike bazuar ne kulturen dhe bukurite e saj.
Botimi i National Geographic Traveler mbeshtetur nga USAID eshte nje Udherrefyes ideal per turistet dhe biznesmenet qe vijne ne Shqiperi. Ky botim, jo vetem qe ndihmon ne promovimin e potencialeve turistike te Shqiperise por edhe ne prezantimin e mundesive per investim dhe biznes ne vendin tone te lidhura keto ngushte me njera-tjetren.
Kjo eshte nje periudhe e mrekullueshme per industrine turistike Shqiptare, dhe botime te tilla kane per qellim t’i bejne te njohur gjithe audiences se interesuar ne mbare boten Shqiperine tone, Shqiperine e vertete.
Me pare gazeta te njohura si Corriere Della Sera, The Guardian, Helium, and USA Today kane shkruar artikujt e tyre per Shqiperine turistike, serise se te cilave i shtohet edhe Suplementi mbi Vendet e Ballkanit Perendimor i National Geographic, nje botim cilesor, nje merite e stafit te USAID, qe padyshim do te beje cdo Shqiptar krenar per vendin e tij dhe potencialin e fuqishem te turizmit tone.
Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve kane vendosur turizmin nje prioritet kombetar. Ai eshte pjese e rendesishme e axhendes shteterore, te biznesit, si dhe nje element kyc per krijimin e vendeve te punes. Deshiroj te theksoj se deri me tani, shifra e turisteve te ardhur ne Shqiperi ka kaluar numrin nje milion. Ne shpresojme dhe po punojme qe numri i turisteve qe do te vizitojne Shqiperine deri ne fund te ketij viti do te jete rreth 3,5 milion turiste.
* Fjala hyrese per Ceremonine e Prezantimit te Suplementit te Traveler mbi Ballkanin Perendimor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›