Sekreti që na mban peng të ushqimeve
Me detyrën e përgjegjësit të "Food and Drug Administration", doktor David Kessler, që e ka mbuluar këtë detyrë gjatë dy presidentëve, Bush (plaku) dhe Bill Klinton, është bërë i njohur për luftën në shumë beteja në Kongresin Amerikan kundër shoqërive shumëkombëshe të duhanit. Por, një ditë zbuloi se ishte tërësisht i "pafuqishëm" kundrejt një biskote me çokollatë. Kessler bëri mbi veten e vet një eksperiment të vogël: për të vendosur në provë forcën e vullnetit, bleu dy kuti biskotash me çokollatë me dëshirën e vetme që të mos i hante. Në shtëpinë e tij e tij nisi të mendonte për to gjithmonë e më shpesh. Një njëherë doli pa i prekur fare dhe mendoi se ia doli mbanë. Por, sapo pa biskota të tilla në vitrinën e një dyqani ndaloi dhe e gëlltiti menjëherë një. "Përse këto lloj biskotash ushtrojnë një ndikim tek unë", pyeste veten Kessler. "Mos ndoshta është çokollata që i bën të parezistueshme? Apo ndodhsha mendimi i biskotave që më qarkullon nëpër kokë? Kam kaluar plot shtatë vjet për t‘u përpjekur të gjej një përgjigje për këtë pyetje?". Por, më në fund, doktor Kessler e gjeti përgjigjen të cilën e botoi në librin që sapo ka dalë nëpër libraritë amerikane "The end of overating: taking control of the insatiable american appetite". Kur drejtonte "Food and drug administration", Kessler-i e modernizoi dhe e bëri më eficente agjencinë; ushtroi presion për një aprovim më të shpejtë të disa barnave; nguli këmbë për etiketat që duhej të viheshin në çdo ushqim ku të shënoheshin të dhënat ushqimore të tyre përveç datës së prodhimit dhe skadencës. Për më tepër, ai është akoma më i famshëm për betejat e tij ndaj duhanit, për faktin se kërkoi aplikimin e disa ligjeve ndaj industrisë së cigareve. Po ashtu, është ai që akuzoi prodhuesit e cigareve se kishin manipuluar përmbajtjen e nikotinës që të krijonte varësi ndaj duhanpirësve. Tani, në librin e tij, Kessler mendon se ka gjetur disa paralele mes strategjive të përdorura nga industria e duhanit dhe ajo ushqimore, që arrin të nxjerrë në treg ushqime në gjendje që të shkaktojnë në tru një dëshirë aq të fortë sa na bën të parezistueshëm për të konsumuar sa më shumë. Nëse flitet për stimulimin e thjeshtë cerebral, ka bërë me dije Kessler, përbërësit e veçantë në vetvete nuk janë aq shumë të fuqishëm, por të kombinuar me yndyra, sheqerna dhe kripëra, në mënyra nga më të ndryshmet nga prodhuesit e ushqimeve, në një farë mënyre, kanë bërë të mundur që në sistemin tonë cerebral të krijohet një rreth vicioz që na shtyn në mënyrë të panevojshme drejt dëshirës për të ngrënë, duke na lënë ta bëjmë diçka të tillë edhe kur jemi të ngopur. Doktor Kessler nuk është i sigurt se produktet ushqimore i zbatojnë deri në fund parimet neuro-shkencore, por me siguri kompanitë e prodhimit të ushqimeve i njohin mirë sjelljet njerëzore, preferencat, shijet dhe dëshirat e tyre. Në librin e tij, ai përshkruan se në çfarë mënyrë pronarët e restoranteve dhe kompanitë ushqimore përziejnë përbërësit bazë derisa të arrijnë atë që ai e ka cilësuar "pika e ekstazës maksimale". Në botë gjen zinxhirë restorantesh si për shembull "Chlili‘s", që është edhe një ndër shembujt e trajtuar në libër, ku ai tregon se "ushqim jashtëzakonisht të shijshëm, përtypet shumë pak dhe tretet me lehtësi shumë të madhe nga stomaku". Kessler denoncon edhe rastin e çokollatave "Snickers", të prodhuara me një "teknikë të jashtëzakonshme": kur i përtyp, sheqeri që përzihet bashkë më yndyrat dhe karamelin që mbështjell lajthitë bën që të ndihet një kënaqësi aq e veçantë, sa mund të krahasohet me një eksperiencë të jashtëzakonshme. Ushqimet e pasura me sheqerna dhe yndyra, kanë hyrë në tregun ushqimor vetëm kohët e fundit. Doktor Kessler tregon se sot ushqimet janë diçka më shumë sesa një përzierje e thjeshtë e shumë përbërësve. Sot, gjen prodhime shumë komplekse, të mbushura shtresë pas shtrese me shije "shkatërruese" që në nivel cerebral çojnë në përjetimin e një kënaqësie të jashtëzakonshme. "Qëllimi im është t‘u shpjegoj njerëzve atë që ndodh në tru kur hamë një ushqim të caktuar. Për më tepër, dua edhe t‘u sqaroj se në ç‘mënyrë truri i tyre është i burgosur i atij ushqimi", shkruan Kessler.
Libri i tij, një bestseller në klasifikimin e "New York times", përmban edhe shumë pjesë të domosdoshme ku autori tregon se shumica e njerëzve nuk e kontrollojnë dot ushqimin dhe hanë më shumë sesa duhet. "Normalisht, nuk do të isha interesuar për të kuptuar se për cilin motiv nuk dimë të rezistojmë përballë ushqimeve të caktuara nëse unë vetë nuk do të luftoja vazhdimisht kundër këtij fenomeni. Kam humbur dhe kam shtuar kile në çdo kohë dhe në shtëpi kam veshje të çdo numri". Një nga mesazhet kryesore që Kessler kërkon të transmetojë është se të hash shumë nuk është sinonim i mungesës së vullnetit, por një sfidë biologjike që bëhet akoma më e vështirë nga stimulimi i madh nga ana e ambientit që na rrethon. Ashtu si shumë prej nesh ndiejnë neveri për duhanin, Kessler thotë se është e mundur të arrish në perceptime analoge në lidhje me dozat e tepruara për ushqimet shumë të përpunuara".
Hetimi
Nga një studim tregu të bërë në SHBA nga personat në mbipeshë del se
20 për qind
ndihen të varur nga ushqimi dhe nuk mund të heqin dorë që të hanë më shumë sesa është e nevojshme
44 për qind
Pranuan se hanë edhe kur nuk kanë uri
93 për qind
Pranuan se i njohin kaloritë e rekomanduara, por që nuk i llogarisin gjatë ditës
Ushqimi dhe kënaqësia
Yndyrë, sheqer, kripë
Janë substancat bazë që aktivizojnë qarqet cerebrale të kënaqësisë
Nga njëra anë kur jemi të ngopur truri vë në qarkullim hormone që na heqin urinë
Nga ana tjetër, kërkimi i kënaqësisë nga shtyn të vazhdojmë të hamë përveç asaj që është e nevojshme
Qarku cerebral i kënaqësisë së lidhur me ushqimin është i njëjti i lidhur me përdorimin e alkoolit dhe drogave
Industritë ushqimore kanë mësuar ta shfrytëzojnë këtë qark, duke kombinuar yndyra, sheqerna dhe kripëra
Çfarë ka rëndësi në zgjedhjen e ushqimeve?
Zakoni 75.1%
Evitimi i ushqimeve të kontaminuara 74.6%
Evitimi i ushqimeve OMGJ 67.1%
Një regjim distik 60.6%
Traditat familjare 57.8%
Provimi i ushqimeve të reja 47.8%
Këshilla nga miqtë dhe të njohurit 30.9%
Udhëzimet nga revistat ose TV 29.8%