Vija te Barça për 43 milionë euro?
Sulmuesi i Valencias, David Vija, nuk e di se me cilën skuadër do
të luajë sezonin që vjen. Di vetëm që do të luajë në Spanjë. Në
një intervistë në televizionin spanjoll "Cuatro", ai ka thënë: "Nuk dua
të luaj jashtë Spanjës, sepse besoj që Spanja është vendi ideal për
stilin tim të lojës. Të ardhmen time do ta sqaroj brenda një jave".
Kështu ua mbylli shanset skuadrave jashtë Spanjës, si për shembull
Çelsit, ndërsa për të ëndërrojnë edhe Real Madridi dhe Barcelona.
Katalanasit duket se kanë më shumë shanse për ta pasur. Kampionët
e Europës kanë bërë gati 43 milionë euro për lojtarin, që mund të
nënshkruajë një kontratë katërvjeçare.