Sfida e Sandra Bullok: Jam në formë të përkryer
Ka aktorë që luajnë shumë filma, duke e nënvlerësuar kështu imazhin e tyre, pastaj ka edhe nga ata që shfaqen rrallë, si për shembull Xhulia Roberts dhe Mel Gibson e që njëkohësisht pëlqehen shumë, por ka edhe të tjerë si Sandra Bullok, vajza e thjeshtë me këmbë në tokë, që femrat do të donin ta kishin shoqe të ngushtë, meshkujt si të dashur dhe vjehrrat nuse. Pas numrit 2 të "Miss dedective", katër vjet më parë, Bullok ka luajtur vetëm disa filma të vegjël e të parëndësishëm. Por, nëse guxoni ta pyesni nëse qëndron fshehur ndonjë plan për t‘i dhënë më shumë vlerë markës "Bullok", reagimi i saj i parë është një e qeshur pa fund. "Do të doja të ishte kështu. E vërteta është se zemra ime ka qenë diku tjetër në këto kohë. Kam hapur një kafe-pastiçeri në Austin dhe kam ndërtuar shtëpi ekologjike. Jam marrë edhe me një fermë organike në Kaliforni dhe bashkë me Xhis jemi munduar që të jetojmë mirë", tregon aktorja duke iu referuar Xhis Xhejms, që prej katër vjetësh është edhe bashkëshorti i saj. Ajo që e ktheu në ekrane ishte një komedi romantike "The proposal". Aty Bullok është menaxherja e një shtëpie botuese, jeta e së cilës është shumë e lidhur me punën. Margaret është kanadeze pa dokumente të rregullta dhe për të evituar largimin nga SHBA tregon se është e fejuara e asistentit të saj, Andrew (Rian Reinolds), një djalë bukurosh dhe i urtë që ajo e trajton si skllav, por që në fund do të tregojë se është shumë ndryshe nga ai që duket. Megjithatë, ajo që të bën përshtypje, është se për herë të parë në karrierën e saj, Bullok interpreton disa skena me drita të kuqe, gjë që nuk e kishte provuar kurrë më parë. Aktorja që do të mbushë 45 vjeç më 26 korrik, duket se po ndjek këshillën që shumë nga kolegët e saj mbi të 40-at kanë bërë: ka lënë mënjanë turpin dhe është shfaqur krejtësisht nudo në sytë e një publiku që nuk e kishte parë kështu në gjithë këto vite karrierë.
Sandra, me "The Proposal" ju i riktheheni zhanrit suaj të preferuar, komedisë romantike, pas disa filmave thriller? Ju pëlqen ta bëni publikun të qeshë?
Sigurisht. Isha larguar vetëm për pak kohë nga komedia me dëshirën e vetme për të ndryshuar dhe për ta provuar veten në zhanre të tjera. Por kur mbush 40 vjeç, është instiktive dëshira për të bërë gjëra të bukura. Jam e lumtur që rigjeta forcën time komike.
Çfarë ju shtyu që të pranoni "The Proposal"?
Margaret, personazhi im, është një grua jeta e së cilës nis dhe mbaron me punën. Por në fund të fundit, është shumë e brishtë dhe e vetmuar, ashtu siç jemi të gjithë në përgjithësi. Më pëlqeu shumë edhe ideja e të punuarit me Rian dhe të udhëhiqesha nga
An Fletçer, që përveçse është një regjisore e mirë është edhe një koreografe e madhe. Po ashtu, ishte shumë bukur, të çoheshe në orën katër të mëngjesit, apo të punoje edhe të dielave.
Personazhi juaj tregon për një shefe shumë të ftohtë dhe kërkuese. Kështu është Sandra Bullok edhe në jetën e përditshme?
Shpresoj që të mos më identifikojnë me Margaret. Nuk kam pasur kurrë njerëz që punojnë për mua, por që punojnë me mua. Megjithatë, unë vetë kam njohur njerëz të tillë. Bota e kinemasë është plot me persona arrogantë dhe agresivë. Si producente mendoj se jam e ashpër aq sa duhet, por nuk kam trajtuar kurrë keq njeri. Nuk jam maniake, histerike. Kam edhe unë momentet e mia, por gjithsesi, në përgjithësi ata që më rrethojnë e dinë që duhet të punojmë në qetësi dhe harmoni.
Për herë të parë nudo në ekran. Patët probleme?
Kur e lexova në skenar skenën time nudo me Rian më erdhi për të qeshur. Mendova: do ta përdor trupin tim prej 45-vjeçareje si një mjet publicitar? E di që trupi im nuk është si ai i vajzave të reja, megjithatë mund të them se nuk jam keq. Në moshën time nuk i mendon shumë gjërat. Ishte e përgjegjshme për faktin se duhej të shqetësohesha vetëm për kohët dhe ritmet dhe se sytë do të përqendroheshin te Rian. Tek unë nuk ka shumë për të parë. Nuk kam fare gjoks dhe nëse do të kisha nuk e dija se ç‘do të bëja. Por nëse trupi im do ta bëjë për të qeshur publikun është diçka e mirë, sepse ajo duhet të jetë një situatë komike.
Mos u ankoni, në moshën 44 vjeçe, dukeni shkëlqyeshëm?
Shpresoj vërtet. Kam bërë kirurgji plastike, botoks, gjithçka. Bëj shaka, mes dritave dhe e lyer është e lehtë të dukesh bukur. Në skenën ku jam nudo u përpoqa që të evitoja të haja ëmbëlsira. Çfarë ka ndryshuar vërtet tek unë? Mësova ta pranoj veten kështu siç jam.
Domethënë ju nuk e kundërshtuat këtë skenë?
Jo, sepse ishte e domosdoshme për filmin. E kam bërë për dashurinë që kam për atin më kuptoni. Në ato momente nuk u shqetësova fare që njerëzit po më shihnin. E qetësova veten. Pastaj në sheshin e xhirimeve ka kaq shumë gjëra për të menduar sa kjo ishte vërtet e fundit. Shqetësimi im i vetëm ishte që të mos bëja për të qeshur ata që po punonin me mua. Në fund gjithçka shkoi shumë mirë dhe unë dhe Rian u argëtuam pa masë.
Nuk kishit frikë se mund ta vinit në siklet publikun tuaj?
Kur kalon një farë moshe nuk e vret më mendjen për atë çka thonë të tjerët. Pastaj kisha dëshirë ta xhiroja një skenë të tillë kur jam ende në formë të mirë.
"The Proposal" prek çështjen e emigracionit të paligjshëm?
Përveç indianëve, këtu në Amerikë jemi të gjithë emigrantë, një përzierje racash dhe kulturash. Për ata që qeverisin ka çështje shumë të vështira për t‘u zgjidhur, por sigurisht që kufijtë nuk mund të mbyllen nga një ditë te tjetra. Mendoj se njerëzit që paguajnë taksat dhe u binden ligjeve duhen respektuar pavarësisht se ku jetojnë.