E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Siti, në avantazh për Etonë

Mançester Siti, sipas të
gjitha gjasave, duket se
është i vetmi klub që mund t‘ia
dalë të marrë Samuel Etonë,
pa pasur shumë kundërsulme
ekonomike. Klubi tashmë ka
angazhuar Roke Santa Kruz, por
po tenton gjithsesi të ketë edhe
kartonin e lojtarit kamerunas.
Sipas asaj që raporton e përditshmja
angleze, "Daily Mail",
klubi i Mançester Citit ka ofruar
një shifër prej 45 milionë eurosh,
shifër bombë kjo për një lojtar, të
cilit ka një kontratë, që skadon
në fundin e sezonit e ardhshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›