Sekreti shtetëror i “kyç” dyert medias për Remzi Hoxhën
04/02/2009 Dëshmon në gjykatë ish-shefi i SHIK, Fatos Klosi. Për zhdukjen asnjë dokument
TIRANË- Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar ka qenë dje dëshmitar në procesin kundër të pandehurve Avni Koldashi dhe Arben Sefgjini, akuzuar për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e shtetasit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Vetëm 25 minuta zgjati dëshmia e Klosit para gjykatës. Ndërkohë që gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe Klosit për të vjelë dëshminë e tij me dyer të mbyllura, me arsyen se nëse gjykata do pyeste për çështje që përfshihen në sekretin shtetëror, atëherë ai ishte i detyruar të përgjigjej para mediave.
Dëshmia e Klosit
“Unë nuk kam gjetur asnjë dokument në zyrat e SHIK në momentin kur kam marrë detyrën”. Kështu deklaroi dje Fatos Klosi gjatë dëshmisë së dhënë para trupit gjykues. Klosi për disa minuta ka zbardhur mënyrën se si procedon SHIK në raste të tilla dhe për çdo çështje tjetër. Më pas mësohet se Fatos Klosi i ka thënë gjykatës se ka mësuar për zhdukjen e Remzi Hoxhës vetëm pasi vëllezërit e tij janë paraqitur në zyrë. “Për të zbuluar diçka rreth zhdukjes së Remzi Hoxhës unë caktova një inspektor. Sigurisht që inspektori punoi disa muaj, por në fund nuk gjeti asnjë të dhënë”, ka vazhduar më tej Klosi me dëshminë e tij para gjykatës. Ndonëse dëshmia nuk kishte asgjë sekrete përveç shpjegimit se si funksionin SHISH, Fatos Klosi, i tha gjykatës se për të gjitha veprimet që ka kryer ka vënë në dijeni herë pas here Kryeministrin dhe Presidentin e Republikës. Fatos Klosi mësohet të ketë thënë dhje në sallën e gjyqit se mori detyrën e SHISH menjëherë pas largimit të të ndjerit Bashkim Gazidede. Por sapo ka hyrë në zyrat e SHISH ai u shpreh se nuk ka gjetur asnjë dokument që të implikojë të pandehurit në rrëmbimin apo zhdukjen e Remzi Hoxhës. Madje Klosi është shprehur se në arkivat e SHISH nuk ka patur asnjë dosje ku të thuhej se shtetasi Remzi Hoxha është shoqëruar për llogari të agjentëve të këtij institucioni. Këtë dëshmi Fatos Klosi ka pohuar se e ka dhënë edhe më parë. Ndërsa vazhdoi duke deklaruar se ka marr takime disa herë me familjarët e Hoxhës, dhe nuk ka mundur t’i jap ndihmën e duhur.
Zhdukja e akuzat
Remzi Hoxha u zhduk në rrethana misterioze në tetor të vitit 1995. Për zhdukjen e tij janë marrë të pandehur Avni Koldashi dhe Arben Sefgjini, ndërsa dy të pandehur të tjerë Budjon Meçe dhe Ilir Kumbaro do të gjykohen në një tjetër proces. Asnjë prej të pandehurve nuk e ka pranuar akuzën. Arben Sefgjini në kohën kur është rrëmbyer Remzi Hoxha pranë shtëpisë së tij ka qenë në detyrën e zv/drejtorit të SHIK. Para gjykatës Sefgjini ka shpjeguar se nuk ka lidhje me rrëmbimin e tij madje se nuk i kujtohet fare emri i Remzi Hoxhës. Nga ana tjetër Avni Koldashi është shprehur ka pas dijeni për shoqërimin e Remzi Hoxhës duke kryer edhe disa veprime, pasi ka marr urdhër për një gjë të tillë. Më tej Koldashi i ka thënë gjykatës se nuk mund të flasë, pasi detyra e tij ishte vetëm vëzhgimi dhe në disa raste shoqërimi. Janë dhënë disa dëshmi para gjykatës, por ende nuk po zbardhet misteri i zhdukjes së Remzi Hoxhës. Askush nuk ka treguar qoftë edhe një dëshmi të vetme, se ku ndodhet trupi i Hoxhës, i kërkuar që prej 13 vjetësh nga familjarët e tij.