E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova mirepret Rezoluten evropiane

Institucionet e Kosoves e kane mirepritur Rezoluten e Parlamentit Evropian ne Strasburg, me te cilen ftohen edhe pese vendet e tjera te Bashkimit Evropian qe ende nuk e kane njohur Kosoven, ta bejne nje gje te tille. Rezoluta e miratuar i eshte prezantuar dje ne Prishtine edhe udheheqesve kosovare, nga nje delegacion i Parlamentit Evropian qe kryesohej nga Joost Lagendijk. Zyrtari evropian tha se ishte i kenaqur me mbeshtetjen e gjere qe ka gjetur Rezoluta ne Parlamentin Evropian, per Republiken e Kosoves. Ai deklaroi se pret qe kjo Rezolute ,te prodhoje efekte tek pese vendet e BE-se, te cilet nuk e kane njohur Kosoven, qe ta bejne kete. "Shpresoj dhe pres qe kjo te jete nje nga presionet, qe keto qeveri ta njohin Kosoven, por e di po ashtu se keto vende kane arsye te brendshme politike qe ende nuk e kane njohur Kosoven", theksoi dje Joost Lagendijk. Rezoluta, nenvizoi ai, parasheh edhe shume sfida per institucionet e Kosoves. Ne vecanti, Lagendijk kerkoi qe qeveria e Kosoves te angazhohet me shume ne luftimin e dukurive negative, sic jane korrupsioni e krimi i organizuar, nderkohe qe ritheksoi mbeshtetjen qe Parlamenti Evropian i ka dhene misionit te EULEX-it. Eurodeputeti nenvizoi se Parlamenti Evropian me kete rezolute ka deshmuar se e mbeshtet edhe teresine territoriale te Kosoves, duke e perjashtuar ndarjen si opsion. "Shumica e anetareve te Parlamentit jane shprehur fuqishem kunder ideve per ndarjen e Kosoves ne veri e jug dhe ky pozicionim i Parlamentit Evropian kunder ndarjes eshte shprehur qarte edhe ne rezolute", tha Lagendijk.

Perpos kesaj, kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, tha se kjo rezolute deshmon edhe nje here mbeshtetjen qe e ka Kosova tek numri me i madh i vendeve evropiane. Njeheresh, theksoi ai, edhe ambiciet e Kosoves jane qe nje dite te jete pjese e kesaj familjeje te integruar evropiane. "Kjo rezolute percakton qarte edhe nje here mbeshtetjen e fuqishme te Parlamentit Evropian, por edhe zotimet tona se e ardhmja e Kosoves eshte e sigurt, si nje e ardhme evropiane, e zhvillimit ekonomik, e krijimit te vendeve te reja te punes, e mireqenies sociale dhe e respektimit te te gjitha kritereve demokratike qe dalin nga kriteret e Kopenhages", tha Thaci. Kreu i ekzekutivit kosovar eshte zotuar para delegacionit te parlamentareve evropiane se qeveria dhe ai personalisht do te kete si prioritet te punes luftimin e dukurive negative, te cilat potencohen edhe ne rezoluten e miratuar. "Te gjitha sfidat qe dalin para qeverise dhe te gjitha institucioneve te Republikes se Kosoves dhe para gjithe qytetareve te Kosoves, jane sfida me te cilat ne ballafaqohemi ne tranzicionin tone demokratik. Por, eshte me rendesi qe zotimet e qeverise se Kosoves jane edhe rekomandimet e Parlamentit Evropian dhe perkushtimi zero tolerance ndaj fenomeneve negative, ne vecanti ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar", theksoi Thaci. Rezoluta i eshte dorezuar edhe kryetarit te Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi. Me ane te kesaj rezolute, Parlamenti Evropian ka ftuar te gjitha vendet e Bashkimit Evropian qe ta njohin pavaresine e Kosoves. Rezoluta u miratua me shumice votash.

Rezoluta e Parlamentit Evropian

Parlamenti evropian paraqiti nje rezolute lidhur me Kosoven dhe rolin e Bashkimit Evropian ne ate vend. Rezoluta pershendet dislokimin e suksesshem te EULEX-it ne gjithe Kosoven, perfshire edhe pjesen ne veri te lumit Iber. Rezoluta i ben thirrje komunitetit nderkombetar qe te mbeshtese plotesisht vete EULEX-in dhe kalimin tek ky i fundit i te gjitha kompetencave nga UMNIK-u. Rezoluta mirepret gjithashtu marreveshjen e qeverise serbe per dislokimin e EULEX-it dhe gatishmerine per te bashkepunuar me te. Parlamenti Evropian i ben thirrje Serbise qe te vazhdoje te luaje nje rol konstruktiv, i cili eshte ne perputhje me aspiratat e atij vendi per anetaresimin ne Bashkimin Evropian. Ne rezoluten e tij, Parlamenti Evropian pershendet permiresimin e situates se sigurise ne Kosove dhe i ben thirrje qeverise se Prishtines qe te vazhdoje t'i permbahet angazhimit te saj per nxitjen e frymes se paqes, tolerances si dhe dialogut nderkulturor e nderfetar mes te gjitha komuniteteve te Kosoves. Ne rezolute i kerkohet si Kosoves edhe Serbise qe te angazhohen ne dialog konstruktiv mbi ceshtje me interes te perbashket dhe te kontribuojne per bashkepunimin rajonal.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›