E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasen automjetet, plagoset italiani

Nje qytetar italian eshte demtuar rende, si pasoje e nje aksidenti automobilistik te ndodhur pasditen e djeshme ne afersi te mbikalimit te Sukthit, ne superstraden Durres-Tirane. Sipas burimeve nga Drejtoria e Policise se Durresit, autovetura me targe BN 482 VH, e drejtuar nga shtetasi italian Diego Francesco Pisa, 32 vjec, qe udhetonte drejt Durresit, eshte perplasur ballazi, me kamionin me targe DR 6134 A, me drejtues 40-vjecarin Ismail Hoxha. Mesohet se 32-vjecari italian eshte demtuar rende ne te dyja kembet dhe aktualisht ndodhet ne spitalin kirurgjik te Durresit, nen kujdesin e mjekeve. Nga hetimet paraprake, behet e ditur se aksidenti ka ardhur si pasoje e shpejtesise se madhe me te cilen leviznin te dy automjetet. Grupi hetimor po vazhdon punen, per zbardhjen e plote te shkaqeve te aksidentit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›