Seks ne femijeri, masa per parandalimin e AIDS Sonila Isaku
Ne Shqiperi, vetem 4 per qind e meshkujve shqiptare kryejne marredhenie te mbrojtura seksuale. Nje shifer tmerresisht e ulet kjo per nje popullsi, ku marredheniet e para seksuale kane nisur te kryhen qe ne moshat 12-13-vjecare. Per te ndryshuar sadopak te dhenat alarmante, Organizata e Kombeve te Bashkuara ka nisur nje fushate globale kunder semundjeve seksualisht te transmetueshme dhe posacerisht HIV/AIDS-it. Ne mbyllje te fazes se pare te programit, koordinatorja e perhershme e OKB-se, Zineb Benjelloun, tha se u trajnuan 500 mesues shqiptare ne drejtim te edukimit seksual, ndersa pjesa tjeter e projektit ka te beje me sensibilizimin e nxenesve te shkollave. "Fushata e hartuar, sipas modelit te programit COMBI, po fokusohet ne dy drejtime. Duhet te shtyhet mosha e marredhenies se pare seksuale dhe te rritet ndergjegjesimi per perdorimin e masave mbrojtese. Objekti i strategjise qe po lancojme, me heret, nisi me trajnimin e profesionisteve te arsimit shqiptar dhe 500 mesues moren informacione shtese ne drejtim te edukimit seksual. Ndryshimi i sjelljeve ne jeten seksuale duhet te nise nga marrja e informacioneve te plota per riskun dhe slogani i ketij viti i OKB-se eshte '0 infeksione, 0 HIV, 0 vdekje'', ka pohuar Zineb Benjelloun, koordinatore e OKB-se. Sipas tij, vitet e fundit eshte vene re ulja e moshes, persa i perket pjekurise seksuale. Kjo ka sjelle nje tjeter rrezik per kete kategori, ekspozimin perballe semundjeve seksualisht te transmetueshme, sic eshte HIV apo AIDS. Ne prezantimin e programit te OKB-se ishte dhe ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Ai tha se edhe pse ende ne vendin tone, numri i te diagnostifikuarve ne virusin HIV-AIDS nuk eshte i larte, do te mbahen nen kontroll shtresat vulnerabel te shoqerise dhe kryesisht, te rinjte. "Kemi te bejme me nje fushate shumedimensionale, e cila targeton nje audience te gjere, nepermjet trajnimit te personelit arsimor dhe shendetesor, e me pas, shperndarjes se materialeve informuese, spoteve radiofonike dhe televizive, emisioneve te ndryshme ne te gjithe vendin", tha Vasili.
Nga ana tjeter, specialistet thone se edukimi i nxenesve te shkollave nepermjet informacioneve sensibilizuese, eshte pika kyce per nje shendet te mire. OKB, madje, ka pergatitur dhe nje pakete qe e ka shperndare ne lokalet prane shkollave, me informacionet mbi rreziqet, qe vijne nga marredheniet e pambrojtura seksuale. Te dhenat tregojne se prezervativi raportohet si metoda me e perdorur me 4 per qind, e ndjekur nga sterilizimi femeror 3 per qind dhe pilulat kontraceptive 2 per qind. Metodat bashkekohore te planifikimit familjar perdoren me shume ne zona urbane sesa ne ato rurale, perkatesisht 74 per qind dhe 66 per qind. Sa i takon arsyeve qe shumica e shqiptareve nuk perdorin metodat bashkekohore kontraceptive, jane kryesisht mungesa e informacionit apo keqkuptimet qe ekzistojne mbi sigurine e tyre. Sipas studimeve, frika nga efektet anesore te metodave bashkekohore kontraceptive, por edhe kundershtimi i partnerit (sidomos nga ana e meshkujve), jane nder shkaqet kryesore te mosperdorimit te ketyre metodave.
Cfare parashikon projekti COMBI
Fushata e bazuar mbi modelin Combi, do te fokusohet ne disa drejtime, si komunikimi, ndryshimi i sjelljes, ndersa targeton grupmosha te ndryshme, duke u fokusuar te sjelljet seksuale te mbrojtura. Risia e kesaj fushate eshte nje mundesi me e mire per te perfituar nje sjellje te re. Fushata do te zgjase nje vit dhe ka per qellim te parandaloje perhapjen e HIV/AIDS-it. Fushata perqendrohet ne dy sjellje te rendesishme: vonimi i marredhenies se pare seksuale, si dhe rritjen e perdorimit te prezervativit, si e vetmja menyre per te parandaluar jo vetem shtatzenite e padeshiruara, por dhe infeksionet seksualisht te transmetueshme, perfshi HIV/AIDS-in. COMBI eshte nje metodologji per planifikimin e aktiviteteve te qendrueshme, ne komunikim dhe zhvillim social.