Seksi dhe alkooli ndihmuan Brazilin në Botërorin 94
Branko, njeriu që ka arritur të fitojë Kupën e Botës, deklaroi se seksi dhe alkooli luajtën një rol mjaft të rëndësishëm në triumfin e Brazilit në SHBA ’94. Ish-mbrojtësi i krahut, një pjesëtar i “seleçaos” në botërorin amerikan, mendon se toleranca në grumbullime i ndihmon futbollistët që të përgatiten më mirë për aktivitetin madhor. “çfarë të keqe ka?”, tha Branko. “Gjatë Botërorit 1994 mora një ditë leje: shkova në San Fransisko me bashkëshorten dhe ajo mbeti shtatzënë me djalin tim, Stefanon. Seksi nuk të dëmton, përkundrazi të ndihmon të heqësh tensionin. Gjithashtu, në grumbullimet tona lejoheshin edhe pijet. Gjatë kohës që qetësoheshim mund të konsumonim 3 apo 4 gota. Brazili nuk triumfonte prej 24 vitesh në Botëror, por kjo nuk na prishi punë. U paraqitëm në aktivitetin që u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fituam. Në fushën e lojës u paraqitëm në mënyrë perfekte si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë taktik”.
#