E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA, 30 milionë dollarë për fituesin

Institucioni drejtues i futbollit botëror do të shpërndajë gjithsej 420 milionë dollarë shpërblime për të gjitha ekipet pjesëmarrëse në kampionatin botëror “Afrikë e Jugut 2010”. 30 milionë dollarë janë vënë në dispozicion të përfaqësueses që do të ngrejë trofeun mbrëmjen e 11 korrikut.

Në botërorin e kaluar në Gjermani, FIFA shpërndau 300 milionë dollarë, kurse në Korenë e Jugut dhe Japoni në vitin 2002, 199 milionë dollarë. Shuma prej 420 milionësh që është akorduar në Afrikë, është dhjetë herë më e madhe se ajo e vitit 1982 në kampionatin botëror të Spanjës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›