Botërori, ja kombëtarja "e dëmtuar"
Nga Balak te Rio Ferdinand, duke kaluar te Pirlo, Drogba e Roben. Këta janë disa prej yjeve që me shumë mundësi do t’i mungojnë Kupës së Botës për shkak të dëmtimeve disa ditë para startit. Me këta yje ne mund të ndërtojmë një skuadër më vete, që nëse zbret në fushë, mund të jetë pretendente për fitimin e trofeut aq shumë të lakmuar. Skema që do të përdorim është 4-2-3-1, ajo që kohët e fundit është skema më në modë.
Në portë vendosim gjermanin Rene Adler. Titullari i Bajer Leverkusenit pësoi një dëmtim në brinjë në mes të muajit maj, që e la jashtë Kupës së Botës. Në qendër të mbrojtjes zë vend dyshja Ferdinand-Karhan. Anglezi i Mançester Junajtid pësoi një dëmtim në gjurin e majtë pas një ndërhyrjeje të Emil Heskit në stërvitje. I njëjti problem edhe për qendërmbrojtësin sllovak.
Në krahun e majtë të prapavijës do të vendoset Vesterman i Gjermanisë. Kapiteni i Shalke 04 pësoi një frakturë në kockë gjatë nxemjes para miqësores me Hungarinë. Në të djathtë do të jetë Mikael Esien. Kapiteni i Ganës nuk ia doli të riaftësohet nga dëmtimi në gju gjatë Kupës së Afrikës në janar.
Para mbrojtjes kemi dyshen Pirlo-Balak. Cilësi dhe sasi për të ngritur një mur përpara repartit të prapavijës, por gjithashtu edhe fantazi dhe aftësi për të ndërtuar aksione të shpejtë. Mesfushori italian do të mungojë në të paktën dy ndeshjet e para, kurse kapiteni gjerman i ka dhënë lamtumirën botërorit pas dëmtimit në kavilje.
Treshja e mesfushorëve të avancuar përbëhet nga Roben në të djathtë, Andres Iniesta në qendër dhe Nani në të majtë. I pari e ka të sigurt mungesën në ndeshjen e parë kundër Danimarkës, por ka mundësi të jetë në sfidat e tjera.Tërheqja muskulore e Iniestës në miqësoren e fituar 6-0 përballë Polonisë, ka vënë në lëvizje stafin mjekësor të kombëtares së Spanjës. Kurse portugezi Nani dje i tha përfundimisht lamtumirë botërorit, pas dëmtimit në shpatull gjatë stërvitjes. I vetmi sulmues i avancuar është Didier Drogba. Kapiteni i Bregut të Fildishtë, i cili dëmtoi krahun dhe iu nënshtrua menjëherë operacionit, është në garë me kohën për të mos humbur aktivitetin në kontinentin e zi.
Kjo ishte 11-shja titullare. Por edhe stoli nuk mbetet bosh: Xhon Obi Mikel (Nigeri), Lasana Diarra (Francë), Dejvid Bekam dhe Herri Kjuell (Angli), Simon Rolfes dhe Kristian Traesh (Gjermani). Pasi gjetëm lojtarët, tani duhet të zgjedhim trajnerin. E meqënëse po flasim për mungesë fati, askush nuk e plotëson më mirë këtë kusht, sesa Xhovani Trapatoni.
Ja paraqitja grafike e kombëtares së "dëmtuar":