Nga 2011, mbushës i njëjtë për të gjithë celularët

Bruksel, 2 gusht - Zëdhënësi i BE-së ka konfirmuar se vendimi për mbushës të njëjtë të detyrueshëm, për të cilin një vit më parë janë pajtuar shumica e prodhuesve, nga fillimi i vitit të ardhshëm do të fillojë të aplikohet.
“Pritet që konsumatorët mund të përdorin të njëjtin mbushës, i cili do t’i përshtatet të gjitha llojeve të celularëve, nga fillimi i vitit 2011”, ka konfirmuar për Die Weltin, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Dennis Abbott, duke theksuar se ky ndryshim “do të lehtësojë jetën për shumë konsumatorë në BE” dhe do të sjellë përfitime “të rëndësishme”, pasi që mbushësit nuk do të hidhen më.
Pas rënies së vogël për shkak të recesionit, shitja e celularëve gjatë këtij viti do të kthehet në nivelin nga viti 2008, dhe në fillim të tremujorit të parë të këtij viti, prodhuesit kanë plasuar në tregje 317.5 milionë telefona, kryesisht me mbushës unikë.