E Shtunë, 31 Tetor 2026

Windows 7 ia kalon Vista-s për më pak se një vit

Kaliforni, 2 gusht - As një vit nuk i janë dashur Windows 7 që të kalojë versionin e mëparshëm të sistemit operativ të Windows-it.

Sipas të dhënave të StatCounter, Windows 7 ka zënë 20.09 % të tregut, ndërsa Vista aktualisht mban 19.41 %.

Sistemi operativ dominues në treg vazhdon të jetë Windows XP, i cili aktualisht zotëron 53.92 % të tregut, por me rënie të vazhdueshme. Që kur është paraqitur Windows 7 në treg, XP ka humbur afër 24 % të tregut.

Windows 7 është prezantuar në treg në tetor të vitit 2009.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›