Seksi ne gjimnaz 3.4 e bejne nen efektin e droges
Te dhenat vijne nga Instituti i Shendetit Publik. Specialistet e ISHP-se i kane kushtuar nje kapitull te vecante aktivitetit seksual te nxenesve te shkollave te mesme ne studimin e fundit per teresine e sjelljeve ne risk te te rinjve. Marredhenie seksuale nen efektin e droges rezultojne te kene kryer 34 e te intervistuarve nje perqindje ne rritje po te krahasohet me perqindjen e te rinjve qe kane raportuar ne vitin 2005 26 thuhet ne studimin e ISHP. Kjo eshte vetem nje nga gjetjet shqetesuese te studimit. Pyetjes nese e kane lene ndonjehere partneren e tyre shtatzene i jane pergjigjur Po 5 e adoleshenteve meshkuj. Ndersa femrat e
anketuara pergjithesisht nuk e pranojne nje gje te tille.
Aktiviteti seksual
Nga sa deshmon studimi ne total 741 e te rinjve te shkollave te mesme nuk kane kryer asnjehere marredhenie seksuale. Po ta krahasojme me studimin e bere ne 2005 kjo perqindje eshte ulur. Ne vitin 2005 mbi 80 e te rinjve te shkollave thone qe nuk kane kryer asnjehere marredhenie sqarojne specialistet. Nga te dhenat e nxjerra nga pyetesoret shikojme nje prevalence te larte te meshkujve qe kane kryer marredhenie seksuale rreth 50 e meshkujve. Nga femrat vetem 94 e tyre kane kryer marredhenie seksuale. Ndersa shumica e femrave me shume se 50 e tyre e kane kryer marredhenien e pare me nje partner me te rritur se vetja nga ana tjeter pjesa me e madhe e meshkujve e kane kryer marredhenien e pare me nje bashkemoshatare te tyre thuhet ne studim. Nga te dhenat ka rezultuar se pothuajse 22.3 e meshkujve kane kryer marredhenie seksuale vetem me nje person ndersa 25 kane kryer marredhenie me 2 ose me shume partnere. Vetem 845 e femrave kane deklaruar qe kane patur nje partnere dhe 07 qe kane patur 2 ose me shume. Sa i perket perdorimit te masave mbrojtese gjate aktit seksual ne vitin 2005 127 e te rinjve treguan qe i perdornin ndersa ne studimin e fundit 163 e te intervistuarve kane treguar qe kane perdorur masa mbrojtese. Pra shikohet nje rritje e lehte ne perdorimin e masave mbrojtese analizojne specialistet. Sipas tyre nder 495 e meshkujve qe kane kryer marredhenie seksuale perqindja e atyre qe kane perdorur alkool ose droge para se te kryenin marredhenie seksuale eshte 7.7 . Perdorimi i kondomeve te meshkujt ze nje vend shume te rendesishem nder te gjitha metodat e tjera qe perdoren per te parandaluar nje shtatzeni thuhet ne studimin e ISHP-se.
Drogat
Perqindja e te rinjve te shkollave te mesme qe kane perdorur nje here ose me shume marijuane gjate gjithe jetes se tyre eshte 74. Po ta krahasojme me studimin e bere ne vitin 2005 ku kjo perqindje ka qene 54 shikojme nje rritje te lehte. Nga studimi shikojme qe 50 e te rinjve qe kane perdorur marijuane te pakten nje here ne jeten e tyre e kane perdorur ne moshen 15-16 vjec ne kete moshe ata i shtyn kurioziteti per te provuar te pakten nje here efektin e marijuanes nder keta pjesa me e madhe jane meshkuj dhe shume pak jane femra nenvizojne specialistet. Rreth 3 e nxenesve kane deklaruar se kane perdorur te pakten nje here marijuane ne 30 ditet e fundit nder te cilet pjesa me e madhe jane meshkuj dhe vetem nje perqinje e paperfillshme jane femra. Vetem gjysma e tyre e kane perdorur ne mjediset e shkolles. Plot 926 e te rinjve nuk kane perdorur asnjehere marijuane ne jeten e tyre ndersa fatmiresisht perqindja e te rinjve qe nuk kane perdorur asnjehere heroine eshte 981. Nga ata qe e kane perdorur shumica e tyre e kane provuar vetem nje ose 2 here dhe shumica e tyre jane meshkuj dhe nje perqindje shume e vogel pothuajse e paperfillshme jane femra nenvizohet ne studim. Gjate 30 diteve te fundit 99 e te rinjve nuk kane perdorur asnjehere heroine.
Zirina Llambro