E Diel, 1 Nëntor 2026

Seksi oral, fenomeni i ri i të rinjve amerikanë

Amerikanët e nisin shumë shpejt jetën e tyre seksuale. Por, për të mos krijuar shtatzani të padëshiruar, shume prej të rinjve e nisin jetën e tyre seksuale me seks oral. Sipas një studimi të kryer së fundmi nga një qendër kërkimore ne Atlanta, 44% e meshkujve amerikanë dhe 39% e femrave, e nisin jetën e tyre seksuale pikërisht me seks oral. Kjo nis nga mosha 15 deri 17 vjeç.

Studimi tregon se femrat e bardha dhe me një familje me një nivel të mirë kulturor, janë ato që e praktikojnë më shumë seksin oral, për të shmangur shtatzaninë e padëshiruar. Ndërkohë, femrat me ngjyrë dhe ato me më pak nivel kulturor, kalojnë direkt në seks vaginal.

Sipas studimit, seksi oral shmang shtatzaninë e padëshiruar dhe prekjen nga AIDS, por ndërkohë përbën rrezik për shfaqjen e një sërë sëmundjesh, fuke filluar nga herpesi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›