Tafaj në Peshkopi, inspekton punimet për gjimnazin
Peshkopia është ndalesa e radhës e Ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj. Ai ka inspektuar nga afër punimet që kryhen për ndërtimin e gjimnazit te ri të Peshkopisë, i cili ka pohuar se po ecin me ritme të shpejta.
Sipas Ministrit te Arsimit, ne qarkun e Dibres me fondin rajonal te vitit 2011 eshte investuar per 12 objekte arsimore qe do te vihen ne sherbim te nxenesve dhe mesuesve ne vitin e ri shkollor qe nis ne shtator, nderkohe qe për vitin e ardhshëm, priten të vihen në zbatim edhe 8 projekte të reja.
Shkolla me kapacitet 1.100 nxënës financohet 40% nga buxheti i shtetit dhe 60 % nga Banka Boterore dhe vlera e këtij investimi është 1.6 milionë dollare.
Nevoja për një gjimnaz të ri lindi, pasi ambjentet e ndërtesës ekzistuese iu dhanë filialit të Universitetit të Durrësit, të hapur para dy vitesh në qytetin e Peshkopisë, ku akualisht numri i studenteve i kalon 1.700.