Sektori publik në Turqi në grevë dyditore

Punonjësit e sektorit publik në Turqi kanë nisur një grevë dyditore, në mbështetje të protestave antiqeveritare, të cilat vazhdojnë në një numër më të madh qytetesh tashmë. Konfederata e Unionit Tregtar “Kesk”, e krahut të majtë, e cila përfaqëson rreth 240 mijë punëtorë, akuzoi qeverinë se po bën një “gabim shtetëror”.
Ndërkohë është konfirmuar edhe i vdekuri i dytë në protesta, sipas njoftimeve të zyrës qeveritare në qytetin jugor të Antakya-s. Abdullah Comert, 22 vjeç, një anëtar i grupimit të të rinjve të partisë opozitare “Partia Popullore Republikane”, thuhet të ketë vdekur, si pasojë e plagëve të marra gjatë demonstratave në qytet. Greva e së martës dhe e së mërkurës pritet të prekë shkollat dhe universitetet, përveç zyrave shtetërore./Indeksonline/