E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët e Kosovë çfarëdo që bëjnë duhet të dakordohen me Beogradin

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka qëndruar sot në veri të Kosovës, në përpjekje për t’i bindur serbët lokalë të mos ndërmarrin hapa të njëanshëm dhe në kundërshtim me Beogradin.

“Serbët e Kosovë çfarëdo që bëjnë duhet të dakordohen me Beogradin”, ka thënë Vulin, në Zubin Potok, në lidhje me paralajmërimet se të enjten do të formohet Kuvendi i Bashkësisë së komunave të Kosovës.

Sipas tij, një komunikim i tillë duhet të ekzistoj gjithmonë, pra edhe në të ardhmen, dhe se pavarësisht vështirësive, serbët duhet të jenë unikë më shumë se kurrë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›