E Martë, 3 Nëntor 2026

Digjitalizimi i kadastrës/ Flet për RTSH, Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun tek ASHK

Vetëm në sistemin Fast, qytetarët marrin 24 shërbime dhe përgjigje brenda 24 orësh në Kadastrën tërësisht të digjitalizuar prej  korrikut.

Në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar, Edmond Arizaj, drejtor i Marrëdhënieve me Publikun në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës tha se vetëm në këto dy muaj ka pasur një fluks të madh aplikimesh.

“Dy muajt e fundit ka pasur fluks të madh aplikimesh, të gjithë qytetarët, prej 3 korrikut marrin shërbim të barabartë. Shkëputja e kontaktit fizik bën që mos flitet fare për korrupsion apo mit-marrje”, tha Arizaj.

Por sa ka ndikuar në faturën financiare të qytetarëve, sistemi i ri i digjitalizuar i Kadastrës?

“Faturat për shërbimet kadestrale janë tarifa shtetërore të përcaktuara dhe çdo qytetar që kërkon shërbim nuk mund të gënjehet nga askush apo duke paguar se mund të marrë më shpejt informacion”, tha ai.

Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës hodhi poshtë zërat se ekzistojnë probleme në marrjen e shërbimeve në sistemin Fast Track.

Sipas tij, vetëm disa ditë për shkak të vënies në punë të sistemit ka pasur vetëm një ngërç i tejkaluar tashmë.

Gazetare: Jonela Sagajeva

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›