E Diel, 1 Nëntor 2026

Iken Beqja. Kushtetuesja i heq mandatin

Ilir Beqja nuk do të përfaqësojë më në Parlament si deputet, Partinë Socialiste. Gjykata Kushtetuese i ka hequr mandatin deputetit të PS, Ilir Beqja për shkak se ka përfituar nga fondet publike në kohën kur ishte i zgjedhur si deputet nën siglën e PS-së.  Në vendin e tij, e pesta në listën shumëemërore të PS në Shkodër do të hyjë në Kuvend, Paulina Hoxha.

Kërkesa për heqjen e mandatit të deputetit Ilir Beqja u depozitua në Gjykatë Kushtetuese nga Partia Demokratike, ndërkohë që nga ana tjetër, socialistët kanë depozituar edhe pesë padi për heqje mandatesh në Kushtetuese të deputetetëve demokratë Bedri Hoxha, Lefter Maliqi, Gerti Bogdani, Ndue Paluca dhe Besnik Dushaj.

Gjykata Kushtetuese deri tani ka marrë vendim vetëm për heqjen e mandatit të deputetit Ilir Beqja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›