E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesazhi i Brukselit Haxhinasto Ishte per te gjitha palet

Shefi i diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto pak minuta pak orë pas kthimit nga Brukseli bëri me dije mesazhin që Parlamenti Europian i drejtoi dy partive të mëdha në vend për dialog konstruktiv. Vizitën në parlamentin Europian, ministri Haxhinasto e konsideroi si pjesë përbërëse të axhendës për 12 rekomandimet e BE-së ndaj Shqipërisë.

“Politika është më e gjerë se sa Tirana zyrtare. Ajo që është e rëndësishme dhe çfarë vjen nga thirrjet që bën BE, të gjithë institucionet e tij, është që në Shqipëri të respektohen logjika demokratike, te respektohet logjika e institucioneve të pavaruara. Presim vendimet e gjykatave. Të gjithë palet janë përgjegjëse për t’u angazhuar për përmiresimin e kodit në të ardhmen, sigurisht edhe me konsulencën e institucioneve të rëndësishme si Komisioni i Venecias” tha Haxhinasto.

Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto reagoi edhe për flamurin komunist shqiptar të vendosur në sallën e Parlamentit Europian duke e konsideruar këtë si një gabim njerëzor.

“Unë do ta vlerësoja si një gabim njerëzor. Në këto momente jemi duke pritur shpjegimin zyrtar nga ana e protokollit të Parlamentit Europian. Ata gojarisht kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe kanë kërkuar falje për këtë që ka ndodhur. Jemi në pritje të një shpjegimi dhe të një faljeje zyrtare nga protokolli i PE që ka organizuar këtë aktivitet”- tha Haxhinasto.

Në cilësinë edhe të zv/kryeministrit, Haxhinasto theksoi se palët duhet të respektojnë vendimet e gjykatave dhe institucioneve të pavarura për të ecur përpara drejt procesit të integrimit.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›