E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te rinjte vjedhin makinen e policise

MILANO - Bora e rene kishte mbuluar makine e karabiniereve duke mos u dalluar fare. Por dy shqiptare, kishin vendosur te grabisnin makinen, e cila dukej sikur ishte harruar aty. Duke mos e ditur se, ajo ishte makine e policise, dy te rinjte, emrat e te cileve nuk behen te ditur e kishin grabitur. Por jane shtangur menjehere kur kane hyre ne brendesi te saj, kur kane pare pajisjet e nje makine policie. Ata menjehere e kane lene makinen ne rruge, por nuk kane mundur qe ti shpetojne prangave te policeve qe kishin lene makinen dhe kishin hyre ne nje kafe per tu ngrohur. Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Lodit, ne Milano, ku ka rene nje sasi e madhe debore. Makina ngjyre blu, por qe nuk i dukej asnje shenje policie ishte parkuar anash rruges, ku dy te rinjte e ndaluar kishin kercyer rrethimin dhe kishin nisur operacionin e vjedhjes. Nga brenda lokalit, policet kishin pare skenen dhe kane dale jashte. Menjehere i kane ndaluar te rinjte duke i akuzuar per vjedhje dhe i kane derguar ne komisariat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›