E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 168 kilogramë kokainë në Greqi, 4 në pranga

Lajmi bëhet i ditur nga media greke, e cila sqaron se droga u gjet e fshehur në një kontenier në një anije që vinte nga Amerika e Jugut në Selanik.   

Një spanjoll, një portugez dhe dy bullgarë të moshave 40 dhe 58 vjeç, u arrestuan dhe priten të sillen në Prokurorinë Selanikut, në veri të vendit. "Sekuestrimi u zhvillua në portin e qytetit", sipas policisë, që nuk jep hollësi për origjinën e mallrave.

Sipas policisë, vlera e drogës në tregun me shumicë vlerësohet me 5,5 milionë euro dhe 15 milionë euro me pakicë. Policia beson se bëhej fjalë për një rrjet ndërkombëtar dhe theksoi se është në kontakt me shërbimet amerikane, "Dea" për të vazhduar hetimin.

                                                                                             2012-07-12 14:43
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›