E Diel, 1 Nëntor 2026

BE përshëndet konsensusin PD-PS për reformën zgjedhore

Çështja për reformën elektorale ka shkaktuar shumë debate dhe qejf mbetje mes forcave të ndryshme politike, dhe rënia në një mendje të përbashkët e dy forcave më të mëdha politike në vend ka qenë në qendër të vëmendjes të të gjithë përfaqësuesve të institucioneve më të rëndësishme të BE-së që kanë qenë prezent në takim.

"Lajmi që po dëgjojmë nga ministrja Bregu dhe nga zoti Beja janë sinjale pozitive që mund të na japin sensin e sigurisë sërish. Do të presim me shumë vëmendje arritjen e konfirmimit përfundimtar lidhur me reformën zgjedhore", u shpreh drejtori i Përgjithshëm në Komisionin Evropian, Stefano Sanino.

"Po bëhen përpjekje të shumta për përmbushjen e rekomandimeve para zgjedhjeve të përgjithshme të viti të ardhshëm. Ne po dëgjojmë një progres shumë të rëndësishëm për reformën elektorale. Ky është vërtet një lajm pozitiv. Është e një rëndësie shumë të madhe dhe Këshilli i Ministrave ka insistuar në këtë pikë më shumë se një herë në konkluzionet e saj. I është përkushtuar një vëmendje politike rekomandimeve të tjera në opinionin e Komisionit të vitit 2010 dhe ne do t'i shohim me vëmendje përmbushjen e tyre", vlerësoi shefi i EEAS,  Johan Johanson.

Sipas eurodeputetit Eduart Kukan, BE-ja do t'i bashkangjitet festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë, por për këtë nevojiten vetëm 3 fjalë nga pala shqiptare.

"Ne na nevojitet një mesazh shumë telegrafik nga ju për ftesën: 12 rekomandimet u përmbushën", vuri në dukje Kukan./Start/

                                                                                             2012-07-11 21:43
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›