Sekuestrohen 20 mijë palë këpucë kontrabandë,dy në pranga
Operacioni i koduar “Morina”, është mbyllur me arrestimin e dy shtetasve, një i tretë do të hetohet në gjendje të lirë, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Kështu në pranga kanë rënë shtetasit Durim Gjin Myslia, 23-vjeç, lindur e banues në Tiranë (i arrestuar).Zymbil Hysni Tota, 39-vjeç, lindur e banues në Tiranë (i arrestuar) dhe Bujar Shehu, 40 vjeç, i cili do të ndiqet në hetim të lirë. Në sajë të një hetimi intensiv 2 mujor, u bë i mundur sekuestrimi i rreth 20 mijë palëve këpucë kondrabandë, të cilat arrijnë vlerën prej rreth 500 mijë dollarë. Ky mall kondrabandë, dyshohet se vinte nga Bullgaria për në drejtim të Shqipërisë përmes Pikës së Kalimit Kufitar Qaf Morinë, me destinacionin përfundimtar rruga “5 Maji” tregu i Medresesë në Tiranë. Sekuestrimi i këtij malli kondrabë u realizua pasi, u bënë verifikimet e dokumentacionit dhe rezultoi se malli nuk kishte asnjë dokument të origjinës dhe asnjë dokument të zhdoganimit të tij. Aktualisht, vazhdon puna intensive për dokumentimin e veprimarisë kriminale të personave të tjerë të përfshirë në këtë kontrabandë, kapja e dy personave të shpallur në kërkim si dhe vazhdon puna e përbashkët edhe me organet Tatimore Tiranë.