E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 227 kg kanabis në tokën greke, vinte nga Shqipëria

IGUMENICË- Sekuestrohen 227 kilogram kanabis sativa në tokën greke në kufi me Sarandën, arrestohen dy të rinj shqiptarë. Lajmi konfirmohet nga policia e Igumenicës, e cila ishte vënë në ndjekje të dy automjeteve që kaluan ilegalisht kufirin shqiptaro-grek.

Pavarësisht se transportonin drogë, drejtuesit e dy mjeteve u janë përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar ndërsa u është gjetur sasia e lëndës narkotike. Droga ishte ndarë në dy pjesë në dy mjetet dhe paketuar në 8 canta të zeza sportive. Sipas policisë po hetohet për përfshirjen e dy shqiptarëve në një rrjet të trafikimit të lëndës narkotike përmes Igumenicës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›