Berisha: Tregu nevojë për profesionistë, universitetet në garën e cilësisë
Tiranë- Kryeministri Berisha tha se gjatë mandatit të ri rroga e një arsimtari do të jetë 700 dollarë e se do të bëjë gjithçka për nxitjen e mëtejshme të arsimit profeisonal për të plotësuar kërkesat e tregut.
Duke marrë pjesë në inagurimin e rikontruktimit të shkollës së mesme profesionale të ndërtimit Karl Gega në Tiranë me vlerë 55 milionë nga buxheti i shtetit, kryeministri u shpreh:
Zgjedhja e arsimit profesionl është një zgjedhje shumë e mençur. Ju keni fat të madh që të merrni një profesion që doni vetë. Një profesion të shkëlqyerIdeja se arsimi profesional pengon ndjekjen e mëtejshmë të univeristetit është absolutisht e gënjeshtërt. Ju ndihmon juve më shumë të ndiqnin çdo shkollë që doni. Ta shohim arsimin profesional si një mundësi të madhe. Ka uri të madhe treguËshtë rritur me 38% numri i nxënësve në shkollat profesionale.
Do të bëjmë gjithçka për arsimin profesional në këto vite kemi ndërtuar infrastrukturë bashkëkohore. Rroga e mësuesit është rritur me 120-140%. Sot nuk largoeht dikush nga arsimi për një punë më të mirë si më përpara. Sot arsimi është bërë një proces shumë shumë serioz,-tha Berisha.
Kryeministri Berisha iu përgjigj kështu kritikave për sistemin arsimor në vendin tonë: Atyre që shpallin universitetet tona piramida, apo nxënësit hyjnë si dele në klasë. Këto janë të gjitha absurditete. Se në shkollë kanë dije, përmisojnë dije e po forcojnë një sistem modern arsimorUniversitet tona po zbatojnë gjithnjë e më shumë praktika të reja në rritje të cilësisë së tyre,-tha Berisha duke thënë se gara e dijes kap nivelet më të larta të zhvillimit.
Berisha shtoi se ata që kundërshtuan votimin e 16-vjeçarëve i propozoj të vijnë në këtë shkollë e të shohin se çfarë janë të aftë prodhojnë 16-vjeçarët.