E Diel, 1 Nëntor 2026

Hakersi italian bastis biletat e kompanise shqiptare te fluturimit

Fabio Abate perdorte te dhenat e kompanise ne emrin e tij. Mashtrimi per te perfituar skontot financiare te kompanise ajrore

Vjedhje spektakolare e biletave te nje Kompanie Fluturimesh ne Shqiperi. Nepermjet perdorimit te sistemit kompjuterik Fabio Maria Abate 36 vjec me kombesi dhe shtetesi Italiane me banim ne Tirane ka nderhyre ne arkivin komjuterik te nje Kompanie Fluturimesh ne kryeqytet duke marre te gjitha te dhenat e klienteve te kesaj kompanie dhe me pas dyshohet se i ka vendosur ne dispozicion te kompanive te tjera ajrore me synim perfitimin e interesave apo skontove te sherbimeve te biletarise dhe sherbimeve te tjera te kompanise. Gjithcka eshte zbuluar ne oret e vona te se shtunes kur specialistet e Seksionit Kunder Krimeve Kompjuterike ne Policine e Tiranes finalizuan me sukses operacionin e koduar Arkiv per kapjen e italianit Abate. Lajmi eshte konfirmuar dje nga te dhena zyrtare te policise se kryeqytetit sipas te cilave pas nje hetimi 6 - mujor ne ngarkim te te dyshuarit dhe me aplikimin e gjere te metodave speciale te hetimit u konkludua se 36-vjecari nga Italia me banim prej disa kohesh ne kryeqytet dyshohet se ka konsumuar elemente te veprave penale te Mashtrimit kompjuterik dhe te Nderhyrjes ne sistemin kompjuterik.

Burime nga policia e kryeqytetit ben me dije pas operacionit se gjithcka ka nisur mbi bazen e nje kallezimi te deponuar nga nje perfaqesues i nje kompanie ajrore ne Tirane ku me pas agjentet e Seksionit Kunder Krimeve Kompjuterike ne Policine e Tiranes kane vijuar hetimet per identifikimin e personit qe po grabiste duke mashtruar biletat e kompanise ajrore. Hetimi ka zgjatur per rreth gjashte muaj dhe sipas te dhenave te policise mesohet se sherbimet e saj kane aplikuar gjeresisht metoda speciale te hetimit derisa kane arritur te bien ne gjurme te autorit qe rezultoi te ishte nje shtetas italian me banim ne Tirane.

Fale hetimeve te policise mesohet se 36-vjecari Fabio Abate akuzohet se ka nderhyre ne arkivin kompjuterik te nje Kompanie Fluturimesh duke marre te gjitha te dhenat e klienteve te kesaj kompanie dhe me pas dyshohet se i ka vendosur ne dispozicion te kompanive te tjera ajrore me synim perfitimin e interesave apo skontove te sherbimeve te biletarise dhe sherbimeve te tjera te kompanise. Sipas policise i akuzuari dyshohet se kete nderhyrje kompjuterike e arrinte permes vjedhjes se domenit kompjuterik te kompanise dhe me pas te gjitha sherbimet online i realizonte ne emer te tij dhe ne emer te nje tjeter kompanie fluturimesh me qellim konkurrencen dhe uljen e interesave te sherbimit. Nderkohe gjate nje kontrolli te imet te ushtruar ne banesen e tij bazuar ne vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesore Tirane u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale pajisje kompjuterike si konkretisht 5 cope laptope 3 cope aparate fotografik 9 cope telefona celualare 13 cope pajisje te ndryshme kompjuterike 178 cope CD te ndryshme 5 cope USB si dhe 17 cope karta memorie te ndryshme. Pas operacionit policia tha se materialet i kaluan Prokurorise se Tiranes per veprime te metejshme.

Ne pranga

Fabio Maria Abate 36 vjec me kombesi dhe shtetesi Italiane me banim ne Tirane

Sekuestruar

5 cope laptope

3 cope aparate fotografike

9 cope telefona celualare

13 cope pajisje te ndryshme kompjuterike

178 cope CD te ndryshme

5 cope USB

17 cope karta memorie te ndryshme

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›