E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet grupi i shperndaresve te heroines e kokaines tek studentet

Kane perzgjedhur nje klientele te vecante per te shitur pa shume buje mallin e pergatitur sipas porosive ne banesat e tyre studente ne kryeqytet qe jetojne ne qendra te ndryshme studentore. Gjashte persona te gjithe anetare te nje rrjeti te shperndarjes se drogave te fuqishme si heroine e kokaine jane arrestuar oret e vona te se shtunes ne kryeqytet pas nje hetimi dhe operacioni te organizuar per kapjen e tyre nga policia e Tiranes. Nje gje e tille eshte bere publike nje dite me pare kur sipas te dhenave mesohet se agjentet e antidroges kane finalizuar me sukses operacionin e koduar Rrugicat ku per disa muaj me radhe jane zhvilluar hetime intensive ne kryeqytet dhe mbremjen e se shtunes jane arrestuar Imer Selimi 51 vjec banues ne Kamez i denuar me pare per Falsifikim dokumentesh Leard Jaku 20 vjec banues ne Tirane i denuar me pare per Shitje te lendeve narkotike Vilson Senija 19 vjec banues ne Tirane Erli Mersini 21 vjec banues ne Tirane i denuar me pare per vjedhje Alban Danga 22 vjec banues ne Tirane si dhe eshte proceduar ne gjendje te lire si e perfshire ne kete rrjet shperndaresisht droge edhe Anxhela Lamce 22 vjece banuese ne Tirane. Policia tha se ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar ne banesat e te arrestuarve 350 gram heroine 10 gram Kokaine 50 gram kanabis sativa si dhe 1 peshore elektronike Dixhital Scale. Sakaq policia ka saktesuar se ne total vetem gjate javes se kaluar jane arrestuar 14 persona si te perfshire ne kete grup trafiku te narkotikeve.

Nje tjerer operacion i suksesshem eshte realizuar nga Specialistet Kunder Narkotikeve ku oret e vona te se shtunes ne kuader te operacionit policor te koduar Rrugicat kane bere te mundur goditjen e nje rrjeti shperndaresish ne Tirane duke ndjekur penalisht per nje periudhe disa mujore ne total 14 - shtetas ku 6 ndash prej tyre jane arrestuar naten e mbremshme ndersa 8 ndash te tjere jane proceduar disa dite me pare ne Tirane. Sipas te dhenave te Drejtorise se Policise se kryeqytetit mesohet gjithashtu. se filloi procedimi penal ne gjendje te lire per shtetasen Anxhela Artur Lamce 22 vjece banuese ne Tirane. Ne baze te hetimeve te kryera deri tani policia tha se kjo sasi lende narkotike dyshohet se kishte destinacion shitjen dhe shperndarjen ne tregun e Tiranes kryesisht prane qendrave studentore zonen e Kombinatit Laprakes Kamzes Bathores Zogut te Zi dhe zona te tjera ne Tirane. Ne lidhje me kete mesohet se pjesetaret e grupit joshnin studente te ndryshem ne vendet ku ata jetonin duke u premtuar dhe derguar ne vend mallin e kerkuar. Me pas mesohet se sipas porosive te ndryshme heroina kokaina apo hashashi pergatitej ne qese te posacme sipas kerkesave te studenteve dhe iu dergohej ketyre te fundit ne vendin e takimit te lene qe me perpara. Nga burime policore mesohet gjithashtu se arrestimet pergjate diteve te fundit te javes se kaluar ne kryeqytet kane ndihmuar ne gjurmimin dhe identifikimin e gjashte personave te tjere te perfshire ne kete grup shperndarje te droges. Ndaj shtetasve te sipercituar u mor masa e arrestit ne flagrance per vepren penale Prodhim shitje te lendeve narkotike ne bashkepunim.

Te arrestuar

Imer Selimi 51 vjec banues ne Kamez i denuar me pare per Falsifikim dokumentash

Leard Jaku 20 vjec banues ne Tirane i denuar me pare per Shitje te lendeve narkotike

Vilson Senija 19 vjec banues ne Tirane

Erli Mersini 21 vjec banues ne Tirane i denuar me pare per vjedhje

Alban Danga 22 vjec banues ne Tirane

Anxhela Lamce 22 vjece banuese ne Tirane procedim ne gjendje te lire

Sekuestruar

350 gram heroine

10 gram Kokaine

50 gram kanabis sativa

1 peshore elektronike Dixhital Scale

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›