Sekuestrohen 300 kg hashash, tarfikantët qëllojnë me armë policinë
Sarandë- Policia e Sarandës është përballuar me një sulm trafikantësh droge, të cilët kanë qëlluar me breshëri armësh ndaj efektivëve të policisë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çiflik, 100 metra larg kufirit me shtetin grek, ku policia ka parë dy persona të dyshuar dhe u ka bërë thirje të qëndrojnë, por ata janë përgjigjur me zjarr.
Me vete personat kanë patur 300 kg Hashash, i cili është sekuestruar nga policia, ndërsa janë larguar drejt një fshati në shtetin grek.
Po punohet për bashkëpunim me policinë greke, dhe të mundësohet kapja e të dy personave.