E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 300 kg kanabis në portin e Durrësit, 1 në pranga

DURRËS- Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge në port. Plot 300 kilogramë kanabis është mundur të sekuestrohet në këtë aksion të policisë kufitare të Durrësit.

Sipas bluve të qytetit bregdetar lënda narkotike e llojit kanabis sativa u gjet në një kamion me targa gjermane aa gz 77 77, i cili do të udhëtonte drejt Barit me tragetin e linjës. Ndërkaq është ndaluar edhe drejtuesi i kamionit, shtetasi Tushmir Lleshi 29 vjec.

Nuk dihet origjina e drogës, ndërsa për destinacionin mendohet se ka qenë Gjermania, duke qënë se dhe targat e kamionit ishin gjermane.

Ky është aksioni i dytë, brenda një harku të shkurtër kohor ku bëhet e mundur kapja e një sasie të konsiderueshme droge. Gjatë aksionit të mëparshëm u sekuestruan rreth 700 kg kanabis.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›