Sekuestrohen 400 kg marihuanë, prangoset shqiptari

Plot 400 kg marijuanë është kapur sot në një gomone nga policia italianë, ndërsa në pranga ka përfunduar një 35-vjeçar nga Shqipëria. Guardia di Finanza e Leçes ka arrestuar në flagrancë si korrier një shtetas shqiptar nga Berati të moshës 35-vjeçare.
Shqiptari ndodhej në gomonen e ngarkuar me drogë që vinte nga Shqipëria. Ai tentoi tu largohej autoriteteve italiane që e kishin pikasur në det, por në fund pas ndjekjes së gjatë nga ajri dhe deti, mjeti lundrues mundi të izolohet. Mjeti lundrues është 7.5 metra i gjatë me 2 motorë, me 250 kuaj fuqi. Mediat italiane bëjnë me dije se droga kap vlerën e 2 milionë eurove, ndërsa mbi korrierin e drogës rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
400 kg marijuanë ishin ngarkuar në një si tip kamionçine të vogël të ngarkuar mbi gomone.
I riu shqiptar është dërguar në burgun e Leçes ku do të përballet me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa sasia e drogës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga Policia e Leçes./Indeksonline/