Presidenca e Serbisë ndaloi intervistën e Haradinajt në RTS?

Në gazetën “Danas” dhe në medie të tjera nga Beogradi ka qarkulluar spekulimi se Ramush Haradinaj ka shfaqur dëshirën për të qenë mysafir i RTS-së, Radio Televizonit të Serbisë.
Në këtë intervistë, gjithnjë sipas këtyre medieve, Haradinaj ka shfaqur gatishmërinë të flasë për Kosovën, për minoritetin serb në Kosovë, për marrëdhëniet me Serbinë dhe për çdo gjë që do të pyetej. Por, po sipas këtyre medieve, këtë intervistë, e ka stopuar Presidenca e Serbisë.
Mediat serbe nuk kanë rikujtuar me këtë rast fletarrestin që Ramush Haradinaj e ka nga policia e Serbisë ”për krimet që ai ka bërë në Kosovë”, transmeton Koha.
Mediat serbe sot, duke u thirrur në burime të veta nga Prishtina, raportojnë se gjoja kanë arritur sinjale për përgatitjen e takimit të presidentes Atifete Jahjaga me kryetarin e Serbisë Tomislav Nikoliq që “duhet të mbahet para ndryshimeve qeveritare në Kosovë”./Indeksonline/