Kuçi shpenzon rreth 9 mijë euro për dhurata

Kryetari i Komunës së Suharekës ka vendosur që për dhuratat e fundvitit të shpenzoi 10 mijë euro. Ai ka planifikuar që ato tua jap të gjithë shërbyesve civil dhe fëmijëve të dëshmorëve në komunë.
“Komuna ka planifikuar që të shpërndaj dhurata për të gjithë punonjësit e komunës, përfshi këtu edhe Drejtorinë e Arsimit ( mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë në arsim), Drejtorinë e Shëndetësisë, fëmijëve të dëshmorëve, dhe policisë. Çmimi për një dhuratë është 5 euro”, thuhet në përgjigjen që kanë dërguar për Indeksonline zyra për informim e kësaj komune.
Tenderin për këto dhurata e ka fituar kompania “Beni”
Zyrtarët komunal kanë thënë se dhurata për një preson do të jetë në vlerë prej 5 eurove dhe ne total i gjithë shpenzimi do të jetë 8 mijë 750 euro.
“Nëse merret parasysh numri I njësive që përfshihen në listë, numri I madh I punëtorëve të komunës, familjeve të dëshmorëve, pjesëtarëve të policisë, dhe rasteve sociale dhe duke e ditur vlerën që e ka caktuar Drejtoria e Administratës prej 5 euro për dhuratë dhe numrin e përafërt prej 1750 personave shuma prej 8.750 euro është e arsyeshme”.
Sipas tyre në dhurata do të ketë artikuj të ndryshme të cilët zakonisht përdorën për dhurata. /Indeksonline/