E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat, drama e ciftit Bruka, të vetmuar mes varfërisë ekstreme

MAT- Një burrë dhe një grua jetojnë fillikat në një dhomë të varfër në majë të malit. Historia i përket Nikollë dhe Dile Brukës në fshatin Bushkash të Matit, një cift që jeta u ka servirur vec varfëri e aspak fat. Fjala mirëqëie është e panjohur ndërsa ndihma e vetme është përkrahja sociale. Drama e ciftit shihet kudo , edhe në sytë e tyre të trishtuar për humbjen e tyre pa ardhur në dritë. Shkak është tradita e vjetër e këtyre anëve , ku gruaja duhet të ngarkohet cdo ditë në shpinë për të siguruar lëndën e parë për ngrohje. Në dhomën që është e vetmja strehë për ciftin nuk hyn as drita. Ndricimi i vetëm janë flakët e qiririt dhe të zjarrit që sigurohet nga drutë e mbledhura nga gruaja 47 vjecare. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›