Grabitësi sulmon bankën, vritet arkëtarja

Policia bëri me dije se viktima është arkëtarja Leonora Kaloshi, 45-vjeçe. Nga ngjarja ka mbetur i plagosur edhe roja i sigurisë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 15:00 zonën e quajtur “Xhamlliku” në kryeqytet, në filialin e bankës NBG. Grabitësi, pasi ka hyrë në ambientet e bankës, ka kërkuar dorëzimin e parave, por ka hasur në rezistencë.
Më pas, i maskuari ka qëlluar me armë, duke lënë të plagosur rëndë arkëtaren, e cila ndërroi jetën disa minuta më vonë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, si dhe rojën e sigurinë. Forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe po zhvillojnë hetime intensive.
Policia ka krijuar tashmë identikitin e autorit, i cili dyshohet se është rom. Ai është larguar nga pjesa e pasme e bankës menjëherë pas krimit. Organet e hetimit kanë sekuestruar edhe pamjet filmike të bankës. /S.Ll/Start/
/vijon..../
2012-03-27 15:45