“Imuniteti”, mur turpi i opozitës që e ndan Shqipërinë nga BE-ja
Parti Socialiste ka vendosur t’i shkojë deri në fund strategjisë së përdorimit të 12 rekomandimeve të Bashkimit Europian si një plan-biznesi për të marrë “fuqi” apo “pushtet” sa herë Rama lëshon “frenin” e deputetëve socialistë për të votuar ndonjë reformë që kërkon 3/5 e votave të parlamenti. Dhe për plotësimin e rekomandimit të posaçëm të BE-së për kufizimin e imunitetit për parlamentarët, gjyqtarët apo zyrtarët e lartë, Rama kërkoi të përfitojë “aksione vendimmarrëse” duke qenë në pozicione minoritare
Parti Socialiste ka vendosur t’i shkojë deri në fund strategjisë së përdorimit të 12 rekomandimeve të Bashkimit Europian si një plan-biznesi për të marrë “fuqi” apo “pushtet” sa herë Rama lëshon “frenin” e deputetëve socialistë për të votuar ndonjë reformë që kërkon 3/5 e votave të parlamenti. Dhe për plotësimin e rekomandimit të posaçëm të BE-së për kufizimin e imunitetit për parlamentarët, gjyqtarët apo zyrtarët e lartë, Rama kërkoi të përfitojë “aksione vendimmarrëse” duke qenë në pozicione minoritare.
Me pak fjalë, Rama synoi të ndikojë jashtë çdo lloj logjike a kompetence opozitare në përcaktimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve me propozimet në Kushtetutë, për votimin me shumicë të cilësuar prej 85 votash të Prokurorit të Përgjithshëm Republikës dhe krerëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Në thelb, kjo ishte prapavija e kushteve të reja të opozitës gjoja për të votuar reformat integruese për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Kuptohet vetiu, që kushte pas kushtesh po ngrihet një mur turpi që ndan Shqipërinë nga integrimin në komunitetin europian.
Politika shqiptare u përball me një “kusht” të dhënë në formë rekomandimi për heqjen e imunitetit nga ana e Komisionit për zgjerim të Bashkimit Europian, ndërsa ra dakord për draft-ligjin për kufizimin e imunitetit për parlamentarët, gjyqtarët dhe zyrtarët e lartë si një proces bashkëpunimi mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste... Por kreu i PS-së doli në kërkesa të reja për ndryshime Kushtetuese me të thella dhe të gjëra, si kusht për ta votuar projektin e përbashkët ose më saktë të propozuar në masën 90 për qind nga ana e opozitës parlamentare.
Pa dyshim taktika e përzgjedhur nga ana e PS-së për të shtuar kushte çdo rekomandimi që duhet të përkthehet në një reformë është një mënyrë për t’i bërë bisht përgjegjësisë madhore. Sigurisht, duke të frikësuar prej zemërimit qytetar deputetët socialiste për ta kontestuar qoftë dhe referendumin popullor, atëherëe përdor një strategji penguese: propopzojnë një sërë kushtesh dhe për referendumin ashtu siç bënë për të bllokuar votimin e kufizimit të imunitetit. Domethënë një në vend numëro për sa i përket plotësimit të rekomandimeve bazë.
Sido që të jetë, instancat e komunitetit europian që intereson për progresin e Shqipërisë kanë informacionin e nevojshëm për të peshuar rëndësinë që ka avancimi në një tjetër stad të vendit. Vullneti politik i maxhorancës për të plotësuar 12 rekomandimet është shprehur me të gjitha format e kuptueshme për qytetarët. Ndërsa vullneti politik i opozitës për integrimit ka pasur një luhatje sistematike me spërdredhje qëndrimesh, qoftë përballë ndërkombëtareve e qoftë përballë publikut. PS-ja dhe Rama, nuk kanë bërë asnjë përthyerje nga qëndrimi i tyre kundërshtues dhe kokëfortë, për të “zhvlerësuar” sukseset e mazhorancës nëpërmjet realitivizimit të interesave të gjithë shqiptarëve.
L. Lita